20 vite nga vrasja e Ylli Haklajt, letër e hapur nga familja: Ende s’ka asnjë të dënuar apo të akuzuar! Masakrat e Berishës s’kanë të mbaruar në Tropojë

Nesër bëhen 20 vite nga vrasja e Ylli Haklajt. Në lidhje me këtë ditë familja Haklaj ka bërë një letër të hapur në kujtim të vrasjes së tij. Në këtë letër familja Haklaj shprehet se edhe pas 20 vitesh nga vrasja e Ylli Haklajt, ende nuk ka asnjë të dënaur apo të akuzuar nga drejtësia Shqiptare.

Më tej ata akuzojnë Berishën se nxitjet per vëllavrasje dhe masakrat e  tij nuk kane te mbaruar si ne Tropojë po ashtu në të gjithë Shqipërinë.

Në letër ata shprehen se Berisha se e përdori Tropojën dhe po e përdor edhe sot e kësaj dite si mish për top.

Letra e hapur e familjes Haklaj:

Nxitjet per vëllavrasje dhe masakrat e Sali Berishes nuk kane te mbaruar si ne Tropje po ashtu ne te gjithe Shqiperine. Megjithese ai deklarohet per masakren e 21 janarit ku u vrane kater protestues me duar ne xhepa, ne qofte se edhe nje poste policie po ta preknin, ata nuk do te ktheheshin te me te gjalle.

Ai flet ndryshe dhe vepron ndryshe“sikur ai qe thote bani cfare them une, por mos beni cfare beje une”. Duke nxitur mercenaret e tije per te djegur dhe shkaterruar insuticionet shteterore, ashtu sikur ne shtatore te vitit 1997, ku mercenaret e tije tentuan te thyenin dhe shkaterronin qytetin e Bajram Currit dhe ngjarja degradoi ne nje tragjedi te vertete.

Ku ne ate kohe ne Kosove kishte filluar levizja popullore dhe serbi po bente masakra ne popullin shqipetare te Kosoves.  Sali Berisha e kethej Tropojen ne nje vater lufte mes njeri tjetrit, ne vend qe te ishim te bashkuar ne perkrahje te vëllezerve dhe motrave tona ne Kosove. Te njejten gje e beri dhe ne vitin 2000 ku nxiti nje gjakderdhje tjeter ne mes te Tropojes. Tentoi te provokonte nje tjeter grusht shteti, duke filluar si gjithmone nga Tropoja.

Sali Berisha e perdori Tropojen dhe po i perdore tropojenet si mish per top, duke e nxitur kunder njeri tjetrit. Ne kohen e komuinizmit megjithese dikatura ka vrare dhe masakruar me mijra shqipetare, kurre nuk ka lejuar qe te kete vellavrasje ose te kete nxitur urrejtje ne mes popullit dhe klasave te ndryshme.

Megjithese ne dikature por eshte per tu admiruar uniteti i populit shqipetare para viteve 1990. Me daten 28 nëntore protestuesit e PD te urdheruar nga Sali Berisha sulmojne Komisariatin e Policise ne Bajram Curri duke hapur qelit e burgut, ku u liruan kriminel dhe vrases qe vetem pak dite me pas kryen vrasje te tjera ne komunen Lekbibaj, ne Vrane.

Ne te kundert shprehet Sali Berisha si gjithmone duke pohur qe ata ishin ne mbrojtje te popullit. Ndersa akuzon si gjithmone vellezerit tane Hamdi dhe Ylli Haklaj, sebashku me Petrit Brahajn, ( ku nuk harrojne dhe tani ta akuzojne per vrasjen e Ilir Konushevcit dhe Hazir Males, kjo eshte nje lajthitje e radhes duke u perpjekur te per te tjetersuar personat qe kane marre pjese ne ate ngjarje),  Zeqir Brahajn dhe Avdi Gjonajn qe mbrojten Komisariatin e policise. Sipas Sali Berishes keta ishin “mercenaret”, ndersa ata qe dogjen institucionete shteterore jane “patriot”, deri ku arrin Sali Berisha sa ti perdore njerzit te vdekur dhe te gjalle duke i nxitur kunder njeri tjetrit.

Me daten 2 dhjetrore ne gazeten e PD doli artikulli qe Hamdi dhe Ylli Haklaj mbrojten Komisariatin dhe me daten 3 dhjetrore vritet Ylli Haklaj. Tani ne ate listen e mercenareve te Berishes nuk ekzistonte emri i protestuesit te vrare afer Komisariatine te Bajram Currit, ku mercenaret e Berishes me nxitjen e tije, vrane Ylli Haklajn me daten 3 dhjetore 2000. Ketu duket qarte qe Yllin e vrane pa patur asnje lidhje me ate ngjarje.

Ku jane dishmitare te gjithe policet e Komisariatit dhe shefi i Policise qe asnje nga ermrat e perfolur nga Sali Berishovic nuk kane qene ane ate ngjarje as ne Bajram Curri ate dite. E verteta vonon por kurre nuk harron. Meqense nuk ka drejtesi, sepse shume nga juristet jane te korruptuarit e Berishes me kurse gjashte mujore tek plepat e Durresit.

Nga po i drejtohem medjas nga qe nuk ka drejtesi, per te treguar deri ku ka arritur diktatura e Sali Berishes ne gjoja demokraci. Shqiperia kaloi nga diktatura ne korrupsion dhe anarki. /Tema

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i infermieres për vjedhje, a mendoni se ka bluza të bardha që abuzojnë me detyrën dhe besimin e pacientëve?

Komento

Komente

  • Tropojani: 03/12/2020 07:46

    Ska nevoje sala me I fut [email protected]&e plumi keto kane 150 gjaqe se kane lane nji te bardh kunnd I kan vra djemte e vajza te reja me buke ne goje nuk ta fal kush gjakun kriminela me pushtet shkatrun krejt tropojen menun se jane te pavdekshem

    Përgjigju
  • Mondi: 03/12/2020 00:15

    MOs hani mjalt shum Po dilni e futni i koqe plumbi myllnja at histori me ta , se ne folshi shum tashpo ju fut aj juve naj koqe plumbi .

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Pamje emocionuese, macja shpëton fëmijën