2014- AKEP: Tregu postar u zgjerua me 7 %

/ATSH/- Tregu postar u zgjerua me 7 % gjatë vitit 2014, krahasur me me një vit më parë.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, të ardhurat financiare në tregun postar gjatë vitit 2014 arritën në 2,986,218,654 lekë.
Posta Shqiptare zotëron 68 % të tregut, e pasuar nga DHL Albania me 13 % të tregut dhe më pas nga TNT Express Albania me 6 %, Albanian Courier me 5 %, United Transport me 3 % .

AKEP raporton se këtë vit ka për prioritet në veçanti, sigurimin e shërbimit postar universal, të konceptuar si një e drejtë aksesi në shërbimet postare për përdoruesit, duke siguruar një minimum shërbimesh me një cilësi dhe çmime të përballueshme për përfitimin e të gjithë përdoruesve pavarësisht vendndodhjes së tyre gjeografike.

Numri i zyrave postare gjithsej të hapura për publikun në vendin tonë është 553.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër