/ATSH/- Gjatë vitit 2014, kredia u rrit me pothuaj 5%, krahasur me nje vit më parë, ku kontribut pozitiv dha si kredia në lekë, ashtu edhe edhe ajo në valutë, bëri të ditur Banka Qendrore në raportin e stabilitetit financiar të publikuar së fundi.
Sipas BSH-së, ecuria e sektorit është e qëndrueshme dhe treguesit e kapitalizimit e të likuiditetit të veprimtarisë bankare janë në nivele të kënaqshme, mbështetur edhe nga përmirësimi i rezultatit financiar neto.
Në fund të dhjetorit 2014, aktivet e sektorit bankar u ngjitën në nivelin 1,294 miliardë lekë, duke u zgjeruar me 4.8% në fund të vitit. Në krahun e aktiveve, kontributin në zgjerimin e veprimtarisë e kanë dhënë investimet në tituj dhe kreditimi, bën të ditur BSH-ja, ndërsa informon se, financimi i veprimtarisë është siguruar prej rritjes së depozitave nga publiku.
Gjatë vitit 2014, depozitat shënuan vlerën 1,072.2 miliardë lekë, duke u rritur me 4.6% prej një viti më parë. Rritja vjetore për depozitat në lekë ishte 2.8%, ndërsa për depozitat në valutë ishte 3.7%, bën të ditur BSH-ja. Depozitat e individëve u rritën me një normë vjetore prej 2.6%, ndërsa depozitat e bizneseve u rritën me rreth 9.2% në terma vjetorë. Në këtë ecuri ka ndikuar edhe shlyerja e pagesave të prapambetura të qeverisë ndaj biznesit. Raporti i kredive ndaj depozitave shënoi nivelin 55.5%.
/Shqiptarja.com