Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në Report Tv flet për 4 vrasjet e 21 janarit, duke thënë se SPAK duhet të hetojë se kush e dha urdhrin kryeministri , Sali Berisha, apo kreu i gardës, Ndrea Prendi veproi me kokën e vet. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati Ngjela thotë se ishte Berisha ai që shkatërroi serverët e kamerave, por sipas tij regjistrimet janë të depozituara në Kaliforni dhe nuk janë fshirë.
“Nuk është zbardhur se kush e ka dhënë urdhrin. Kreu i gardës ka qenë te zyra e kryeministrit. Sa i përket dënimit që është dhënë dhe akuzat janë qesharake. Po e kanë hetuar gjë e madhe, ka dhënë shteti urdhër, apo e ka bërë me kokën e vet komandanti i gardës. Kjo është një pyetje që e ka përgjigjen brenda, por a janë provat apo jo? Ish-kryeministri shkatërroi gjithë sistemin e brendshëm të kabinetit me regjistrime. Regjistrimet janë të depozituara në Kaliforni, nuk fshihen”, tha Ngjela.
Sa i takon protestës, Ngjela thotë se PD nuk ka asnjë vlerë politike.
Të çoroditur, nuk kanë vlerë politike, asgjë nuk bëjnë dot. Vetëm humbasin personalitetin para zgjedhjeve të reja. Mosbindja civile është nocion shtetëror. Shteti ka ligje, ti thua unë nuk respektoj ligjin, do ikësh në burg. Shteti ka kushtetutën e vet, legjislacionin e vet. Mosbindje civile do të thotë që unë nuk pyes për ligjin.
Një koment e ka edhe për vizitën e Erdogan dhe marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.
“Sa më e ngushtë të jetë marrëdhënia me Turqinë, aq më mirë është për Shqipërinë. Ai ka vite që është mik i ngushtë me popullin shqiptar. Janë miliona shqiptarë në Turqi,. Historia jonë ashtu ka qenë, sot nuk kemi asgjë me ta. Jemi miq. Çdo kryeministër e ka detyrë politike të tregojë të vërtetën e miqësisë me Turqinë. Ai bërë një vizitë, se ngritën një xhami. Nuk është normale për logjikën tonë të modernizmit, nuk merret shteti me fenë. Ai e ka bërë si një shtet mik. Por s’mund të shkojë kryeministrin e një vendi me kryeministrin e një vendi tjetër të inaugurojnë një objekt fetar. Shteti shqiptar është laik”, tha Ngjela.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
59.8%
-
Jo
19%
-
Duhet më shumë
21.3%
Vota total: 5031
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Parashqevia ka nevojë për mbështetje shpirtërore', Gëzim Tushi: Çdo njeri i famshëm në Shqipëri anatemohet! U shfaqën moralistët më këshilla, llafazanëri sociale
20 Dhjetor, 20:10
-
5 vite SPAK/ Romeo Kara në Report Tv: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash, por shpallje të reja! Shabani: Saliu e Meta të akuzuar se kanë porositur vrasje
20 Dhjetor, 19:19
-
Berisha non-grata, Alexander Kasanof për VOA: Përcaktim për të ndihmuar reformën në drejtësi dhe SPAK
20 Dhjetor, 18:35
-
Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
20 Dhjetor, 18:11
-
Sali Berisha: Çfarë më thanë në zyrë Donald Lu e Vlahutin, ata janë diplomatët më të korruptuar në historinë botërore
20 Dhjetor, 18:09
-
Mbledhja e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, Kreshnik Çollaku: Ngjarje pozitive! Rama provokoi, bëri fushatë kundër Kurtit
20 Dhjetor, 17:44
-
Familja Berisha kundër reformës, 2 konferenca në 1 ditë: Gjyqtarët e KiE rrëzuan vetingun! Opinioni: Duhet kur mungon shteti i së drejtës
20 Dhjetor, 17:08
-
Zgjedhjet e 2025/ Berisha i ankohet Këshillit të Diasporës për qeverinë dhe Sorosin: Gjyqe politike ndaj opozitës, qeveri teknike për garantimin e votës së emigrantëve
20 Dhjetor, 15:19
-
Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s'mund t'i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë
20 Dhjetor, 13:04
-
Arlind Isa në 'Studio Live': Artan Grubi mund të jetë në Kosovë! Ilir Aliaj: Listat e non-gratave do shtohen! Këmbana për ata që duan të dëgjojnë në Shqipëri
19 Dhjetor, 19:07
-
Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!
19 Dhjetor, 17:59
-
Noka shtyu Shehajn në Kuvend/ Haklaj: Sherri, me urdhër të Ballukut! Islami: Këta zihen si qentë për kocka! Mërtiri: Ndodhi për koncesionarin, mik me Berishën
19 Dhjetor, 17:45