TIRANE-Përmes votës së 22 marsit të 92-it, demokratët erdhën për herë të parë në pushtet duke shënuar kështu zgjedhjet e para pluraliste. Kjo datë historike do të shënohej si dita kur Shqipëria hodhi hapat e para drejt demokracisë.

Si sot 25 vite më parë, intelektualë, studentë, të rinj e të reja, njerëz të thjeshtë rrëzuan sistemin e asaj kohe duke u ngritur për të vendosur me votë një rend të ri.

Para se të arrihej tek vota, ishte periudha e viteve 1990-1991 e deri në 22 mars 1922, koha që u shoqërua me protestat e studentëve, të cilët kërkonin rrëzimin e diktaturës e të PPSH nga pushteti.. Duke parë acarimin e situatës, Ramiz Alia shpalli zgjedhjet e para pluraliste më 1991.

Në zgjedhjet 31 Mars 1991
 
PPSH fitoi     149 deputetë
PDSH fitoi     75 deputetë

Por më 6 dhjetor 1991 jep dorëheqjen qeveria e koalicionit për shkak të largimit nga qeveria e ministrave të PD.
Në Janar 1992 formohet qeveria teknike e Vilson Ahmetit që do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme, ndërsa në 22 mars 1992 mbahen zgjedhjet e parakohshme. Me një rezultat të thellë fiton PDSH. Rotacioni i rezultatit është 90%. Në krye vjen një qeveri e djathtë, e para qeveri e djathtë që nga koha e Zogut. Parlamenti i ri zgjedh President të Republikës zotin Sali Berisha, i treti President i vendit (më përpara kanë qenë Ahmet Zogu dhe Ramiz Alia) dhe i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike. Protestat antikomuniste marrin fund. Revolucioni antikomunist triumfon.
 
Në zgjedhjet 22 Mars 1992
 
PDSH fitoi     104 deputetë
PSSH fitoi     38 deputetë

(d.b/Shqiptarja.com)