3 mujori i parë i 2015-ës, shpenzimet 91.122 milion lekë


/ATSH/-Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit për periudhën janar-mars të vitit 2015 arritën në 91.122 milionë lekë, ose 10.5% më pak se parashikimi, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014, shpenzimet rezultuan rreth 6 % më të larta.
Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Financave shpenzimet korrente rezultuan rreth 6.1% më pak se parashikimi dhe 2.8% më pak se viti i kaluar, ndërsa shpenzimet kapitale rezultuan 19.3% më pak se parashikimi dhe 11.9% më të larta se viti i kaluar.
Referuar të dhënave, rezulton se fondet do të shkojnë kryesisht për mbylljen e projekteve të nisura. Për të patur një kontroll më të rreptë të financave publike në buxhetin afatmesëm dhe për të mos krijuar detyrime të prapambetura parashikohet që të gjitha projektet e reja që do të hapen të planifikohen në buxhetet afatmesme 3- vjeçare, çka ul mundësinë e hapjes së projekteve pa patur gjithë financimin e plotë.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO