3-mujori-Ulet importi i cigareve, shkak ligji anti-duhan dhe rritja e akcizës

/ATSH/- Importi i cigareve gjatë muajit mars megjithëse shënoi një rritje të ndjeshme krahasuar me muajin shkurt, si tremujor ishte më i ulët në 2015-ën krahasuar me 2014-ën.

Sipas statistikave fiskale të publikuara nga ministria e Financave, gjatë muajit mars të këtij viti u importuan 185 ton cigare, ose rreth 60 ton me tepër se sa në muajin shkurt.

Në total gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2015 u importuan 433 ton cigare. Krahasuar me 3-mujorin e vitit 2014, gjatë periudhës janar-mars të këtij viti u importuan vetëm 30 ton më pak cigare. Në 3-mujorin e vitit 2014 u improtuan 463 ton cigare.

Zyrtarë të ministrisë së Financave kanë bërë të ditur se ulja e importit të cigareve vjen për shkak të ligjit anti-duhan që po zbatohet në të gjithë vendin si dhe rritjes së akcisës me qëllim uljen e konsumit të këtij produkti.

Importi i cigareve gjatë 3 mujorit janar shkurt në 5 vitet e fundit në sasi
Viti Sasia
2010 815
2011 624
2012 534
2013 628
2014 463
2015 433

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’