3 orë në polici, Nard Koka rrëfen
për Report Tv arsyet e ndalimit

3 orë në polici, Nard Koka rrëfen<br />për Report Tv arsyet e ndalimit
DURRES- Leonard Koka, vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ka sqaruar për Report Tv arsyet e shoqërimit prej rreth tre orësh në polici pas daljes nga komisariati.
 
Koka thotë se nuk janë të vërteta pretendimet se u ndalua për kundërshtim të uniformave blu, ndërsa thekson se arsyen e vërtetë e di drejtori i Policisë Durrës, Perlat Çullhaj.
 
"Nuk e di as vetë pse më kanë shoqëruar, pyesni Perlatin (Drejtori i Policisë Durrës), Perlati e di pse më ka shoqëru. Ndenja tre ore në komisariat.
 
Arsyen nuk e di, ata thonë për kundërshtim të forcave të policisë.
 
Se ku i kundërshtova nuk e di. Gjobën mund ta gris po çlidhje ka, unë mund ta gris por do ta paguaj se do shkoj në komision.
 
Është e drejta ime, ta gris a ta hudh, a ta mbaj gjobën.
 
Megjithatë vetëm një gjë të siguroj, nuk ka fare, fare kundërshtim të forcave te policisë"
.
 
I pyetur nëse djali ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, Koka thotë se është detyrë e policisë të gjobisë në rast të një kundravajtje të tillë, por jo ta shoqërojë në komisariat.
 
"Djali dhe mund të ketë qenë me shpejtësi. Shpejtësia është 50, ai mund të ketë qenë 60.
 
Veje gjobën është fare normale. Por nuk ka arsye ta shoqërosh dhe ta bllokosh makinën, nuk ka fare asnjë arsye.
 
Ligjet janë të qarta. Është me shpejtësi, duhet të dalësh në komision, vazhdo punën, por jo me më shoqëru. Kundërshtim nuk ka pasur.
 
Unë shkova atje sepse kishin bllokuar makinën e djalit. Kam bërë regjistrim, do dalë dhe do ta shikoni që nuk ka asnjë kundërshtim asgjë
", tha Leonard Koka.
 
Ai thekson gjithashtu se ndalimi i tij nuk ka prapavijë politike, por është një qëndrim personal i drejtuesit të policisë.
 
"Është injorancë e drejtuesve, nuk është sulm politik.
 
Është injorancë e drejtuesve që influencohen nga debatet politike dhe duan të tregohen të zellshëm tek shefat e vet.
 
Është një drejtues policie me të cilin nuk kam pasur marrëdhënie të mira me atë.
 
Ai po dëgjoi emri tim në radio, thotë shoqërojeni
", rrëfen Leonard Koka. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë