Ulet lehtë numri i të infektuarve në 24 orë/ 79 raste të reja (13 më pak se dje) dhe 3 viktima

TIRANË- Kjo e premte ka shënuar një zbritje të lehtë të rasteve të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Si rezultat i 500 testeve janë konfirmuar pozitiv 79 persona (13 më pak se dje), teksa fatkeqësisht kanë humbur betejën me këtë virus 3 qytetarë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 157. Në buletinin ditor, ministria e Shëndetësisë njofton se kanë humbur jetën një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

"Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani", njofton Ministria. 
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, megjithatë, siç burimet për Report Tv kanë konfirmuar më herët, vetëm në spitalin "Shefqet Ndroqi" ndodhen të shtruar 161 persona. Kjo ndodh pasi Ministria flet vetëm për persona tamponi i të cilëve rezulton pozitiv me COVID-19, ndërsa në spital ndodhen dhe pacientë që kanë simptoma të rënda, janë raste të dyshuara me koronavirus, por që tamponi i tyre rezulton negativ.

Mësohet se 16 prej të shtruarve në dy spitale COVID, janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar, teksa Tirana mban vendin e parë për numrin më të lartë të të prekurve. "Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë", njofton Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Një shifër optimiste është edhe numri i të shëruarve, ku mësohet se  gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.Në fund, apeli i ministrisë së Shëndetësisë është që të respektohen rregullat e vendosura, si mbajtja e maskës në vendet e mbyllura dhe respektimi i distancës.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave: Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër; Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienën personale dhe kolektive. Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19", njofton ministria e Shëndetësisë. 

COVID-19 – Statistika (31 Korrik 2020)
Testime totale 41199
Raste pozitive  5276
Raste të shëruara 2952
Raste Aktive  2167
Humbje jete 157 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 1191
Durrës 256
Shkodër 209
Vlorë 94
Fier 83
Lezhë 82
Kukës 65
Korçë 60
Elbasan 47
Gjirokastër 29
Berat 27
Dibër 24

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liu: 31/07/2020 18:48

    Nuk esht numer i sakt.kam qene vet i prekur me covid mezi kam ber tampon me 100 nderhyrje.nuk me pyeten fare per kontakte dhe njoh njerez qe jan me gjith simptomat me 6 dite temp dhe me veshtiresi ne frymarrje dhe si bejne tampon kan telefonuar me mijra here.ministria mashtrron qeverin dhe qytetaret duhen shkarku si ministri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: ‘Mistreci’ i vogël Albin, ‘vëllai’ i madh Rama dhe shqiptarët në RMV

Jakin Marena: ‘Mistreci’ i vogël Albin, ‘vëllai’ i madh Rama dhe shqiptarët në RMV