Sot 4 humbje jete, 92 raste të reja me COVID-19! 4 të infektuar në burgun e Zaharisë

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona në luftë me COVID-19, mes të cilëve një i ri 31 vjeçar nga Tirana që vuante nga diabeti. I riu ka ndërrua jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë, një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID.   

Gjatë ditës së sotme janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive, ku numrin më të lartë të rasteve të reja shënohet në Tiranë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve për të telefonuar në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (30 Korrik 2020)

Testime totale                   40699

Raste pozitive                   5197

Raste të shëruara             2883

Raste Aktive                     2160

Humbje jete                     154 (Qarku Tiranë 81, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1164

Durrës                   259

Shkodër                205

Vlorë                     104

Lezhë                    84

Fier                       79

Kukës                    66

Korçë                     63

Elbasan                 51

Berat                     32

Gjirokastër            29

Dibër                     24

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:02
4 të infektuar me COVID në burgun e Zaharisë

TIRANE-Katër të dënuar në burgun e Zaharisë në Krujë janë infektuar me COVID. Ditën e hënë  i janë nënshtruar ekzaminimit disa të dënuar dhe një pjesë e stafit të burgut të Zaharisë në Krujë. Ekzaminimi ka ardhur pas referimit të mjekut të burgut tek epidemiologët që disa të burgosur kanë shfaqur shenjat e covid 19.

Menjëherë nga ana e epidemiologëve është bërë tamponimi të dënuarve dhe të disa gardianëve të burgut. Përgjigjet kanë dalë pasditen e djeshme dhe kanë rezultuar pozitivë 4, 3 prej të cilëve janë pacientë të ardhur nga burgjet e tjera dhe një është i dënuar i burgut.

4 të prekurit janë në një qeli dhe prej kohësh nuk kanë pasur kontakte me të dënuar apo personel të burgut, por nuk dihet ku janë infektuar. Sot po bëhet një kontroll në të gjithë burgun e Zaharisë për të parë nëse ka të prekur të tjerë mes të dënuarve. Ndërkohë të prekur me covid 19 ka  në disa institucione të rrethit të Krujës.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'