Tirana ka pasur numrin më të lartë të  bluzave të prekura me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se përveç Tiranës, ka pasur mjek të konfirmuar pozitiv me koronavirus edhe në Durrës, Korçë dhe Lushnje, me nga një rast secilit. Shefja e departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino ka bërë me dije se gjysma e mjekëve të prekur me koronavirus janë shëruar.

"41 raste nga stafi mjekësor, kryesisht nga Tirana, Durrësi, Korça dhe Lushnja, nga një rast. Dhe në Tiranë, gjysma e tyre është e shëruar", tha Bino.


Lajmi kryesor:

Regjistrohet numri më i ulët i rasteve të reja në 2 javët e fundit në Shqipëri! Nga 182 teste në 24 orë, vetëm 6 pozitiv me COVID-19 (383 në total)