'Habilaj', Prokuroria e Catanias: 
Trafikuan 20 milionë euro drogë

'Habilaj', Prokuroria e Catanias: <br />Trafikuan 20 milionë euro drogë<br>
Të arrestuarit e grupit të trafikut të drogës Shqipëri-Itali, i cili kryesohej nga Moisi Habilaj, dalin sot përpara Gjykatës së Catanias, për t'u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria italiane ka përpiluar një dosje voluminoze ku thekson se grupi Habilaj ka trafikuar drejt Italisë drogë në vlerën e 20 milonë euro.

Dy javë më parë nga një aksion i policisë italiane në kuadër të operacionit “Rosa dei Venti”, u arrestuan Moisi Habilaj, Fatmir Minaj dhe Maridian Sulaj, ndërsa Nezar Seiti, i njohur ndryshe si financieri i trupit kriminal u arrestua në Shqipëri. Krahas grupit Habilaj, në prangat e policisë u arrestuan edhe katër italianë Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca dhe Antonino Riela.

Ndërkohë që vijojnë të jenë në kërkim Florjan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt, Armando Sulaj, vëllai i Maridian Sulaj dhe Tigrens Mezuraj. Akuza ndaj anëtarëve të bandës së Habilajve është pjesëmarrje në organizim kriminal me aktivitet trafikun e lëndëve narkotike e armëve.

Prokuroria e Catanias: Trafikuan 20 mln euro drogë
Prokuroria e Catanias ka zbuluar detaje të tjera për grupin e trafikut të drogës dhe armëve që drejtohej nga shqiptarët Habilaj. Ndër të tjera në njoftimin e sotëm, prokuroria italiane thotë se grupi kishte në kontroll trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali dhe se kishte një aktivitet kriminal me xhiro 20 mln euro.

Oficerët e Njësisë së Policisë Gjyqësore të Catanias, me ndihmën e kolegëve të Shërbimit Ndërkombëtar të Policisë në Departamentin e Sigurisë Publike-Interpol, Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza dhe Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve Antidrogë kanë dorëzuar aktet e referuara, procedimin penal Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare dhe kanë marrë pjesë në arrestimin e një prej 4 shqiptarëve që nuk u kap në pak ditë më parë në Shqipëri, por që ishte në kërkim me një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Catanias me kërkesë të Prokurorisë. 

Bëhet fjalë për Nezar Seiti, 40 vjeç, është arrestuar nga Guardia di Finanza e Catanias në bashkëpunim me policinë shqiptare në fshatin Babicë të Vlorës, me akuzën se është financieri i grupit të drogës. Seiti njihet si personi përgjegjës për zbarkimet e drogës në Itali, në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara nga organizata shqiptare e kryesuar nga 39 vjeçari Moisi Habilaj, kryetrafikanti i rrjetit dhe nga bashkëpunëtorët e tij Maridian Sulaj 29 vjeç e Fatmir Minaj 55 vjeç, edhe këta të arrestuar në Ragusano në 14 tetor. 

Me urdhër të Prokurorisë së Cattanias, në kuadër të procesit të hetimit “Rosa dei Venti”, nisur për 11 persona të dyshuar së ishin pjesëmarrës në organizatën kriminale italo-shqiptare dhe që merrej me trafikun ndërkombëtar të substancave narkotike dhe të armëve, oficerë hetimorë u gjendën pak ditë më parë në Tiranë. Oficerë të policisë së Cattanias të asistuar edhe nga kolegët e tyre të Interpolit, nga komanda e përgjithshme e Guardia di Finanza-s dhe nga shërbimet e antidrogës kanë dorëzuar materiale në lidhje me procedimin penal të personave në fjalë, në Prokurorinë e Përgjithshme shqiptare dhe morën pjesë në etapat e lidhura me arrestimin e një prej 4 personave me shtetësi shqiptare që nuk u ndalua dot në territorin italian, ndërkohë që për të gjithë është dhënë urdhër arresti ndërkombëtar. 

Përsa i përket Nezar Seitit dhe të arrestuarve të tjerë të nacionalitetit shqiptar, për operacionet e kryera nga policia në tiranë, është ngarkuar edhe një sasi prej 4000 kg marijuanë nga Shqipëria në Itali, sasi kjo e sekuestruar edhe falë shkëmbimit të informacioneve nga autoritetet përkatëse. Organizata italo-shqiptare gjatë viteve të fundit kishte mundur të transportonte në Itali nga brigjet shqiptare më shumë se 3500 kg marijuanë, ngarkesë e sekuestruar pas hetimeve që në jo pak raste kanë qenë komplekse. 

Organizata merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, me shpërndarjen dhe shitjen e saj në zona të ndryshme, dhe me trafikimin e armëve, duke realizuar një biznes që gjeneronte më shumë se 20 mln euro. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi

Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi