'Inspektim dy gjykatave, liruan 
Pojanakun me Kodin e vjetër'

TIRANE -  Vendimi i Gjykatës së Apelit të Korçës për të liruar gjyqtarin e akuzuar për korrupsion, në kohën kur dosja ishte transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe në kushtet kur Shkalla e Parë Korçë nuk mori vendim të ndërmjetëm dhe të shpallte moskompetencën, “detyrojnë” Ministrinë e Drejtësisë të urdhërojë inspektim në këto dy Gjykata. 

Në një kohë kur dosja e gjyqtarit të Pogradecit Dhimitër Pojanaku është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me një vendim të paprecedentë gjykata e Apelit Korçë, vendos të zbusë masën e sigurisë duke caktuar “Arrest shtëpie” dhe liruar gjyqtarin e arrestuar për korrupsion. Me këtë vendim, gjykata e Apelit Korçë ka marrë kopetencat e një institucioni tjetër, që në këtë rast është Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi që pas hyrjes në fuqi e ndryshimeve ligjore, vepra e korrupsionit mes rradhëve të gjyqtarëve, gjykohet vetëm tek Krimet e Rënda.

Mirëpo pavarësisht kësaj situate, gjykata e Apelit në vend që të shpallte moskopetencën dhe të delegonte dosjen në Tiranë për shqyrtim, ka vendosur të marrë në shqyrtim kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj gjyqtarit Pojanaku. Vetë prokuroria e Apelit e ka vënë në dijeni për moskopetencën e kësaj dosje, por gjykata ka argumentuar se nuk ka në dosje një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, dhe për pasojë ka vendosur “arrest shtëpie” për gjyqtarin e arrestuar. Ky vendim tashmë ka futur në ngërç ligjor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi dhe vetë kjo e fundit nuk ka kopetencën për të goditur ligjërisht një vendim të një gjykate tjetër. Pritet që në ditët në vijim, Krimet e Rënda ti drejtohen gjykatës që ka kopetencën për ndryshimin e masës së arrestit ndaj gjyqtarit Pojanaku.

Gafa e gjykatës
Më 23.04.2014 hyn në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, sipas të cilave shqyrtimi i veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve….” është në kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda (pra, edhe hetimi, në kompetencë të Prokurorisë për Krime të Rënda).Për këtë arsye, prokuroria Korçë shpalli moskompetencën dhe ia kalon dosjen përfshirë edhe vendimin e gjykatës për “arrest me burg” Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila e regjistron si procedim dhe ishte në pritje të seancës së verifikimit të masës së arrestit me burg pranë Gjykatës për Krime të Rënda.Po ashtu, Prokuroria e Korçës ka vënë në dijeni zyrtarisht, gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë për vendimin për shpallje moskompetence. Nga ana e saj, gjykata e rrethit gjyqësor Korçë, procedurialisht, duhet të shpallte me vendim moskopetencën,gjë të cilën nuk e ka bërë deri ditën e djeshme. Ndërkohë, nga ana e tij, i pandehuri ka apeluar masën e sigurisë “arrest me burg” pranë Gjykatës së Apelit Korçë, duke shprehur se nuk është dakord me këtë masë.

Lirimi i gjyqtarit
Gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, nga ana e Prokurorisë së Apelit Korçë është kërkuar që të mos shqyrtohet apelimi, pasi tashmë kompetente për shqyrtimin e kësaj çështje është Gjykata për Krime të Rënda.Por, gjykata nuk kishte në dispozicion një vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Korçë për shpallje moskompetence. Në këto kushte, në mungesë të një vendimi nga gjykata e rrethit gjyqësor Gjykata e Apelit Korçë ka shqyrtuar apelin e të pandehurit dhe ka ndryshuar masën e “arrestit me burg”, vendosur nga gjykata e Shkallës së Parë Korçë, duke vendosur “arrest në shtëpi”.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)   

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)