TIRANE- Një 76-vjecare ka denoncuar në polici nusen e saj duke kërkuar urdhër mbrojtje.
 
E moshuara me inicialet M.K ka kërkuar urdhër mbrojtje, pasi sipas saj në banesë nusja me inicialet E.K ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.
 
76-vjecares i është lërshuar urdhëri i mbrojtjes ku nuses së saj i është kërkuar që të mos i afrohet.
 
Njoftimi i Policisë
Më datë 06.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.K, vjeç 76, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, nusja e djalit E.K, vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.


dy.b/shqiptarja.com