TIRANË-Komisioni i Venecia ka rrëzuar pretendimet e opozitës, sipas të cilës zgjidhja anëtarët e gjykatave dhe të organeve të reja të drejtësisë me shumicën e cilësuar prej 3/5 kap sistemin gjyqësor nga politika. Ekspertët i vendosin palët politike edhe një herë në testin e konsensusit, provë kjo e cila ngelet për t’u parë nëse do të kalohet nga palët politike. Ky qëndrim u mbajt nga ekspertë të Komisionit të Venecias mbrëmjen e djeshme, në një deklaratë për shtyp në përfundim të vizitës së tyre dy ditore në Tiranë. Eksperti, Thomas Markert tha se të dy variantet, si ai i paraqitur nga mazhoranca me votim 3/5 dhe ai nga opozita me votim 2/3 janë brenda standardeve.
Ai tha se i takon partive politike të gjejnë një marrëveshje për këtë çështje dhe jo Komisionit të Venecias. “Për shumicën me të cilën duhet të zgjidhen organet, ekspertët kanë propozuar 3/5 ndërsa opozita 2/3. Të dy këto zgjedhje janë në përputhje me standardet dhe nuk i takon Komisionit të Venecias të përcaktojë se cila është zgjidhja më e mirë në kontekstin shqiptar”, tha Markert duke shtuar se reforma në drejtësi nuk është e lehtë. Ai shtoi se kjo nuk është çështja më e rëndësishme brenda amendamenteve. “Procedura e emërimit të kandidatëve është po kaq e rëndësishme.
Duhet të sigurohemi që do të përzgjidhen vetëm ata kandidatë që përmbushin të gjitha kriteret do të kalojnë për votim. Veç shumicës së cilësuar, mund të përdoren mënyra të tjera për zgjedhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Duhet të përzgjidhet dhe një mekanizëm zhbllokues në rast problemesh. Ka disa opsione për zgjidhje e shpresojmë që forcat politike të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje”-tha eksperti i Komisionit të Venecias. Ekspertët ndërkombëtarë i mëshuan shumë faktit se mbështesin një rivlerësim të plotë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe pse pranuan se kjo nuk është një gjë e zakontë për vendet evropiane.
“Kjo nevojë është e nevojshme, edhe urgjente. Nëse një çështje gjykohet nga një gjyqtar i korruptuar, ky proces do të jetë problematik. Ne jemi mbështetës të reformës, dhe mbështesim vlerësimin dhe rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pse ky nuk është një proces normal në pjesën më të madhe të vendeve evropiane. Duhet të sigurohemi për garanci ligjore që bëjnë të mundur ankimimin e besueshëm të prokurorëve dhe gjyqtarëve në raste ankesash. Kjo reformë duhet të sigurojë pavarësinë e gjyqësorit, të rritë llogaridhënien, dhe të luftojë korrupsionin”, -tha Thomas Markert. Para se të pranonte pyetje nga gazetarët shqiptarë, eksperti tha se Shqipëria dhe populli shqiptar kanë interes për miratimin e kësaj reforme dhe nuk duhet parë si detyrim i integrimit.
Sa i përket nenit 148 për njësinë e pavarur të prokurorisë për hetimin e zyrtareve dhe korrupsionit, SPAK, thuhet se duhet të jenë të pavarura nga prokurori i përgjithshëm. Është e nevojshme kjo njësi e posaçme hetimi dhe a duhet të jetë e pavarur?
Ka precedentë të prokurorive të posaçme anti-korrupsion, që kanë funksionuar shumë mirë. Në Rumani, në Kroaci, edhe në Mal të Zi po krijohet një e tillë me ndihmën e Venecias. Edhe Italia ka zyrën e antimafias, dhe ne jemi shprehur se janë në përputhje me standardet evropiane. Nuk është një zgjidhje e kërkuar, por është një zgjedhje e lejuar që ka funksionuar mirë.
Në pikën 55 të opinionit të ndërmjetëm, ju e sugjeroni shumicën e tillë duke përmendur Hungarinë. Pse keni ndryshuar qëndrim? A përjashtohet opozita nga ky proces?
Nuk është e vërtetë që Venecia ka modifikuar qëndrimin e vetë mbi shumicën e cilësuar. Është legjitime të kërkohet një shumicë që shkon përtej 3/5. Mund të përzgjidhen formula të tjera siç e përmenda më lartë. Partitë politike duhet të funksionojnë me besim tek njëra-tjetra. Të ulen dhe të gjejnë formulën përfaqësuese.
Në draft është parashikuar që një gjyqtar apo prokuror, mund të largohet nga sistemi i drejtësisë, dhe hetimi i pasurisë apo verifikimi në këtë rast ndërpritet. Por shtohet se i njëjti person mund të rifutet në sistem pas 10 vjetësh. Është kjo një mundësi riciklimi?
Mendoj që kjo është një e drejtë legjitime e vendeve. Vendet vetë mund të lejojnë që prokurorët dhe gjyqtarët të deklarojnë pasuritë e tyre. Ndërkohë gjyqtarët vetë mund të largohen nga detyra. Ky është një mjet i mirë për të luftuar korrupsionin. Kemi të bëjmë me 4 kufizime të katër të drejtave, të cilat bëhen për shkak të nevojës për reformë.
A duhet ndërprerë mandati i prokurorit të përgjithshëm, PD e LSI janë kundër. Cili është opinioni juaj?
Kjo është një çështje që do të diskutohet dhe do të vendoset në raportin përfundimtar. Nuk mund të japim një përgjigje për këtë tani. Përgjigja do të jetë në përfundimin e raportit.
Ju keni thënë se kooperativizmi po e dëmton sistemin në drejtësi. I qëndroni ende?
Është e vështirë për të bërë balanca brenda korporativizmit. Është e natyrshme që njerëzit e së njëjtës fushë të mbrojnë njëri-tjetrin. Por ne duhet të forcojmë llogaridhënien. Amendamentet për ndryshime kushtetuese janë të komplikuara për shkak të kësaj gjëje. Hartuesit janë munduar të parandalojnë çdo ndikim politik e korporativist në sistem. Sa i takon temës së korporativizmit është një betejë kryesore e komisionit të posaçëm për emërimet. Në këto komisione llogaridhënieje nuk ka vetëm gjyqtarë, por ka edhe persona nga jashtë gjyqësorit për të krijuar një balancë midis palëve.
Në raportin e parë Venecia ka shprehur shqetësim për numrin e madh të institucioneve që kërkohen. Në raportin e ndërmjetëm jo. A ka ndryshuar mendim komisioni?
Venecia ka lëshuar vetëm një raport deri më tani. Kjo çështje edhe siç është aktualisht mbetet kompleks. Trajtohen shumë çështje. Ne mund të themi që arkitektura e përzgjedhur është e pranueshme. Nuk ka asnjë parim kushtetues që përcakton kushte për organizimin pluralist të gjyqësorit.
Ekspertët drekë me Metën, takim me Xhafajn
Raporterët e Venecias drekuan me kryeparlamentarin Meta, për t’u takuar më pas me kreun e komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi. Në drekë mori pjesë sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla, dhe shefi i kabinetit i z. Meta, Sokol Dervishi. Pas kësaj dreke, ekspertët e Venecias zhvilluan një takim me kreun e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj. Po dje ata zhvilluan një takim 4 orësh me ekspertë të nivelit të lartë për këtë reformë. Sipas ekspertit Gent Ibrahimi, për çështje që prodhuan ngërç politik të reformës, siç është mënyra e zgjedhjes së krerëve të institucioneve dhe gjyqtarëve, edhe zgjidhja mund të jetë politike, por do të vijë në mars.
“Nuk do dëgjoni shumë detaje edhe në konferencë, ne folëm për çështje ku duhet të ndërhyjë politika prandaj edhe ekspertët e Venecias do japin zgjidhje politike. Ekspertët e Venecias do të dalin me rekomandime konkrete. Mund të them me gojën plot se ky draft legjitimohet. Çështjet që kanë nuanca politike ata i japin vetes kohë për të menduar. Edhe ata janë në hedh, ju e kuptoni vetë",tha Ibrahimi për mediat pas takimit tek kryesia e Kuvendit. E pazgjidhur mbetet dhe ndërprerja ose jo e mandatit të kryeprokurorit. Por pavarësisht se demokratët pas takimeve me grupin e Venecias pohuan mbrëmjen e së enjtes se u ishin paraqitur formula alternative për zgjedhjen e gjyqtarëve, një gjë e tillë nuk është diskutuar me mazhorancën.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO