Reforma në Drejtësi, Meta: Kusht për çeljen e negociatave...secili të bëjë vlerësimet e tij

TIRANË - Në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi, Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një qëndrim më të zbutur ndaj kësaj Reforme, ndryshe nga deklaratat e kaluara ku e etiketonte si "Ramaformë".

Në reagimin e gjatë në rrjetet sociale, Meta shkruan se ajo është kusht për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, ndonëse për këtë shprehet i bindur se nuk do të ndodhë, pasi sipas tij nuk janë zhvilluar zgjedhje gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara. Në kohën e miratimit të kësaj Reforme, Meta ka mbajtur postin e kreut të Kuvendit, për të cilin thotë se ndihet krenar që këmbënguli për miratimin e saj me 140 vota, ndonëse sot si president ka pasur shumë kritika, ku fajtor kryesor bën kryeministrin, Edi Rama.

Numri një i shtetit ka bërë falenderimet e tij për Komisionin e Venecias, teksa thekson se falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh. Meta fton secilin nga qytetarët që të bëjë vlerësimin e tij për këtë Reformë, e ndërsa ai vetë ka dalë hapur kundër, duke thënë se është shndërruar "Ramaformë", e teksa nuk i ka kursyer as akuzat për ndërkombëtarët.

Deklarata e plotë
"Krenar që 3 vjet më parë, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese. Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces.

I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika. Një falënderim të veçantë kam sot edhe për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjen e Zbatimit të Ligjit në Departamentin Amerikan të Shtetit të asaj kohe, z.Ëilliam Broënfield, për mbështetjen dhe inkurajimin që më dha, që Reforma në Drejtësi të ishte gjithpërfshirëse dhe të miratohej me konsensus të plotë në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot pas 3-vjetësh, secili nga ne mund të bëjë vlerësimet e tij për këtë reformë. Bazat e ndryshimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë janë në ligjin themeltar të shtetit dhe të qarta si drita e diellit.

Por vetëm falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh. Lidhur me çështjen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional. Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, mbrojtjes së interesit publik, dhe garantimit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë.

Postimi i presidentit Meta 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • S.P.A.K: 23/07/2019 12:17

    qe te behet drejtesi e plote dhe populli te jete i qete ilir meta duhet te jeni i pari para drejtesise per vjedhje e pasurise shterore (floririt) korrupsion i kapur permes videove

    Përgjigju
  • loja: 22/07/2019 17:37

    o hajdu ishekullite

    Përgjigju
  • cuk: 22/07/2019 17:26

    Tani e more vesht qe kushti per negociata eshte reforma ne drejtesi o hajdut .

    Përgjigju
  • Hasani: 22/07/2019 15:42

    Te menderofsha cfar lloj politika i qe je njelloj si Beluli qe na qenke krenar per punen tende Reforma ne drejtesi eshte per vendin e jo per partite e Ti e Ju politikane jeni paguar nga djersa e popullit e plus e zhvatet ate per punen qe keni bere Se sa pune “te mire “qe na qenke krenar e dime ne qe kemi pare pengesat e medha per te mos realizuar reformen duke perdorur forma te ndryshme deri tek shpikja” e madhe e jotja dhe e Sales per djegjen e mandateve Te levdosh veten do te thote te mbulosh punet e keqia qe ke bere e vazhdon te besh qe nuk ka president be bote te nivelit tend qe mendon vetem per particken e families e ekonomone tender jo per te gjithe perderisa hedh poshte vleresimet e perendimit per kete reforme e vlereson skarcitetin e politikes Basha Mona

    Përgjigju
  • Plaku: 22/07/2019 14:58

    Sa i pa skrupullt qe paska qene.....ky me mire te struket e te prese ne heshtje......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale