4 deputetë të PS drejt dorëzimit të mandateve

4 deputetë të PS drejt dorëzimit të mandateve

Kuvendi i Shqipërisë

Partia Socialiste shpall të shtunën 61 kandidaturat për kryetarë bashkie në të gjithë vendin.

Por teksa ende nuk dihet e gjithë lista e kandidatëve që PS do shpallë për këto zgjedhje lokale, në radhët e saj kandidatët që kanë marrë aprovimin nga lideri socialist kanë nisur përgatitjen për të marrë pjesë në zgjedhje, edhe pse PD dhe LSI kanë vendosur të bojkotojnë procesin zgjedhor

4 deputetë të mazhorancës pritet të heqin dorë nga mandati i deputetit për të qenë zyrtarisht kandidatë për kryebashkiakë.

Katër deputetët që do të braktisin Kuvendin për një tjetër sfidë janë Pjerin Ndreu, Ilir Xhakolli, Rakip Suli dhe Nuri Belbaj.

Për të dalë në fushatë zgjedhore, ata duhet të dorëzojnë mandatet e deputetëve dhe më pas të kandidojnë ligjërisht në garën për bashkitë përkatëse.

Dhe, ashtu siç ligji e përcakton vakancat e krijuara nga largimi i tyre do të duhet të mbushen në Kuvend me emra të rinj nga listat që PS ka shpalosur në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Kështu, sipas listës për qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu pasohet në radhë nga Adriana Jaku. Jaku mban postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që nga tetori i 2017-s.

Ndërkohë në Pogradec, deputeti Ilir Xhakolli do të zëvendësohet nga Ardit Konomi, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të shërbimit spitalor në Korçë.

Kryetari i FRESSH pritet të marrë mandatin e Rakip Sulit në Tiranë.

Në qarkun e Elbasanit, Nuri Belba, i cili do të kandidojë për bashkinë Përrenjas, do të zëvendësohet nga Florenc Spaho, i cili është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe nënsekretar organizativ për Elbasanin.

Ndërkohë që në radhët e PS flitet se edhe një tjetër deputet po bëhet gati të dorëzojë mandatin e deputetit për të kandiduar për kryetar Bashkie. Ai është Flamur Golemi në qarkun e Gjirokastrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë