4200 trashëgimtarët e ish të përndjekurve, radha si do marrin dëmshpërblimin 

4200 trashëgimtarët e ish të përndjekurve, radha si do marrin dëmshpërblimin 

Ish te perndjekurit

Janë 4200 ish të përndjekur politik, të cilët kanë gati këstin e tretë, por duhet të plotësojnë dosjet me dokumentat që mungojnë. Të gjithë këta trashgimtarë duhet të kontrollojnë dosjet për shkak se në shumicën prej tyre, mungon numri aktiv i llogarisë bankare. Jo vetëm 4200 trashgimtarët që presin të marrin këstin e tretë, por edhe pjesa tjetër kanë mangësi në dosje. Gazeta sjell sot të plotë procedurën si merren kësteve dhe dokumentat që duhen.

Radha e dëmshpërblimit
Për çdo shpërndarje të kësteve vijuese, trashëgimtari ligjor, duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave, këto dokumenta: Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit në Lek, (dokumenti i bankës duhet të jetë i periudhës kur dorëzohet dokumenti dhe të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Në mbështetje të dokumentacionit të depozituar pranë Ministrisë së Financave, Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, në zbatim ligjit në fuqi për dëmshpërblimet e ish të dënuarve politik, të Vendimeve të Këshillit të Ministrave, të Udhëzimeve të Ministrit të Financave, realizon shpërndarjen e pagesave të këstit të radhës, duke bërë kontrollin e dokumentacionit të depozituar për çdo dosje individuale të ish të dënuarve politikë, pranë kësaj Drejtorie dhe duke ndjekur rradhën e pagesave të paguara ndër vite.

Dokumentat
-Dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar;
-Autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; Çertifikatë vdekje e ish të dënuarit dhe ҫertifikatë e trungut familjar (ҫertifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me ҫertifikatë familjare) do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbimeve publike elektronike e-albania, brenda kuadrit të shërbimeve që disponon e-albania. Ato shërbime të cilat nuk aksesohen dot nëpërmjet portalit elektronik të shërbimeve publike do ti kërkohen subjekteve përfituese për ti dërguar;

-Numrat e llogarisë bankare në Lek (në përputhje me Standartin Ndërkombëtar ISO 13616 “Shërbimet bankare dhe të ngjashme-Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankarë-IBAN”) për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv);

-Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. 

Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet e shënuara në pikën 2, për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. 

Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të rregjimit komunist”, i ndryshuar, nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëve, për trashëgimtarët që jetojnë. Për të fituar këtë të drejtë, rrethit i familjarëve, duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë: i.) Certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit të rradhës së dytë që nuk jeton. Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve