5 raste në Lezhë, polici infektoi gruan, pacienti në QSUT infektoi 4 familjarë, e bija punon në bashki, izolohet drejtoria

5 raste në Lezhë, polici infektoi gruan, pacienti në QSUT infektoi 4 familjarë, e bija punon në bashki, izolohet drejtoria

Pesë janë rastet që janë regjistruar në Lezhë në 24 orët e fundit. 4 nga të prekurit janë familjarët e një pacienti të shtruar në QSUT dhe rasti i pestë është gruaja e policit të burgut të Shënkollit që rezultoi dje pozitiv me COVID. Njëra nga familjaret e pacientes që ishte në QSUT dhe që është prekur, e bija është punonjëse në bashkinë Lezhë, duke ngritur alarmin në këtë institucion. Punonjësja e bashkisë është tek Shërbimi Social, drejtoria nuk është brenda godinës së bashkisë. Punonjësja është infektuar nga babai në QSUT. E gjithë drejtoria ku ajo punon në bashkinë e Lezhës është izoluar ndërsa po bëhen analizat. Babai i saj është i shtruar prej disa ditësh në QSUT.


Lajmi kryesor:

U infektua në QSUT, vdes ish-hetuesi në komunizëm! 4 humbje jete në 24 orë, 50 raste të reja, infektohet edukatorja në Laprakë! Mbyllet kopshti në Vlorë


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël