2 viktima nga COVID dhe 74 raste të reja në 24 orë! Mbyllen zyrat e 'Urdhrit të Farmacistëve', një nga punonjësit pozitiv! I burgosuri në Berat infekton të afërmit (VIDEO)

Për të dytën ditë radhazi në vendin tonë janë regjistruar dy viktima si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e fundit bën të ditur se nga 392 testime të realizuara në 24 orët e fundit janë konfirmuar me COVID-19, 74 persona. Gjendja në spitalin infektiv vazhdon të jetë e rënduar, pasi deri tani janë 89 pacientë të shtruar, nga të cilët 11 janë në gjendje të rëndë dhe një është  i  intubuar.  

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje çdo qytetari që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat, të shmangin grumbullimet, të ruajnë distancën dhe të përdorin maska në ambiente të mbyllura. "Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv. Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave", thuhet në njoftim.

Tirana dhe Kruja janë dy qytet me numrin më të lartë të të prekurve.  "22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë", thotë ministria.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. "Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit", thuhet në njoftimin e ministrisë.  

Apeli i ministrisë për qytetarët
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe nje here qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.  Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Statistikat e COVID-19, 5 korrik
Testime totale 28801
Raste pozitive 2893
Raste të shëruara 1657
Raste Aktive 1160
Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive
Tiranë                449
Durrës                205
Shkodër            169
Vlorë                  119
Lezhë                 60
Fier                    48
Korçë                 36
Kukës                 20
Elbasan             16
Berat                   16
Gjirokastër       13
Dibër                  9

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:32
Mbyllen zyrat e Urdhrit të Farmacistëve, një nga punonjësit pozitiv me COVID

COVID-19 prek edhe Urdhrin e Farmacistëve. Mësohet se një nga anëtarët e stafit ka rezultuar pozitiv me koronavirus, për këtë arsye deri në pritje të kryerjes së testimit zyrat do të qëndrojnë të mbyllura.

"Të nderuar kolegë, Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonē, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes sē testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë tē mbyllura deri në një njoftim të dytë. Të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online. Duke ju kërkuar të vazhdoni të respektoni maksimalisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID - 19, në mbrojtje të shëndetit tuaj, familjarëve dhe popullatës që i shërbeni, ju urojmë të gjithëve punë të mbarë", thuhet në njoftimin zyrtar.

Ora 13:11
Pogradeci vatër e re, i infektuari në Kolonjë kontakt i rastit të parë

Nga 7 tampone që u morën në Kolonjë, si kontakt i rastit të parë vetëm një ka rezultuar pozitiv me COVID. Ai është djali i zonjës që më herët u konfirmua. Mësohet se 30-vjeçari është asimptomatik dhe është vetëizoluar.  Ndërsa rasti i Pogradecit është vatër e re. I infektuari nuk ka histori udhëtimi në kryeqytet dhe nuk është kontakt i rasteve të mëparshme. Mbetet ende e paqartë mënyrë e infektimit, ndërsa mjekët vijojnë gjurmimin e kontakteve.

Ora 12:10
Doli nga burgu për shkak të pandemisë, u prek nga COVID! Rikthehet në qeli, por infekton familjarët

Në qytetin e Beratit në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste pozitivë. Burime për Report TV bëjnë të ditur se 4 janë raste kontakti me një të burgosur, dy janë të moshuar, një polic dhe një mësuese anglishteje. I burgosuri në Berat ndodhej prej disa muajsh në banesën e tij pas daljes në liri për shkak të pandemisë dhe vetëm 2 ditë më parë ai ishte rikthyer në burg për të vazhduar vuajtjen e dënimit. Natën e parë të rikthimit në ambientet e burgut të Beratit ai ka shfaqur shenja këputje dhe ka pasur temperaturë. Pasi janë njoftuar për rastin, mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, kanë kryer tamponin e të burgosurit që ka rezultuar pozitiv. Nga DSHP Berat konfirmohet se është herët për t’u testuar punonjësit dhe të burgosurit e IEPV-së Berat, ndërkohë që janë testuar dhe karantinuar në banesë familjarët e tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luka: 05/07/2020 13:23

    COVID nuk asht asgja ne krahasim me ngohjen globale. Temperaturat e larta ne Polin e Veriut dhe Siberi, djegia e pyjeve etj, jane kercenimi me i madh per njerzimin. Per ngohjen globale duhet te merren masa e jo per COVID.

    Përgjigju
  • Tahiri: 05/07/2020 11:28

    Mos ju lutni shume por nxirrni policine dhe ushtrine dhe futini neper shtepi se ndryshe me keto permasa qe po merr korona ka per te cfarosur tere Shqiperine

    Përgjigju
    • Sajmiri: 05/07/2020 13:12

      Pirdh pirdh se lirohesh

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës