8 dhjetori dhe themelimi i PD-së, Arben Meçe: Shërbimi rus më prezenti në krijimin e Partisë Demokratike! Elezi: Soros, i përfshirë dhe kishte gati posterat

TIRANË - Lëvizja e studentëve të 8 dhjetorit dhe themelimi i Partisë Demokratike u diskutuan në ‘Studio Live’ me dy nga protagonistët e asaj kohe Arben Meçe dhe Fatmir Merkoçi, si dhe nga ish kreu i PD-së Kukës, Ibsen Elezit.

Merkoçi përshkruan një situatë të tensionuar që shpërtheu papritur në mbrëmjen e 8 dhjetorit, kur një grup i vogël studentësh, që kishin organizuar një mini-protestë, u rrit shpejt dhe u shndërrua në një lëvizje masive.

Ai kujton momentin kur filluan përplasjet me policinë dhe mënyrën se si qytetarët e Tiranës hapën dyert e shtëpive për të mbrojtur studentët, duke krijuar një ndjenjë solidari të madhe.

'Flasin për natën e 8 dhjetorit. Ishim një grup që zhvilluam një mini protestë, pas gjysëm ore filloi dhe u ndez më tepër. Filluan edhe erdhën, u zgjeruan. Erdhën 20-30 vetë, erdhi dhe Azemi hipi tek stoli do e drejtoj unë protestën tha. Studentët nuk ishin aktivë, momenti kur u dogj transformatori atëherë dolën. Përplasja e parë me polici, shtëpiat tiranase hapën dyert sepse na gjurmonte policia. Të nesërmen Qyteti Studenti ishte rrethuar me polici, nuk donin të hynte qytetaria e Tiranës. E ndjenin që nuk ishte diçka që mbahej dot. Erdhën dhe studentët e Tiranës. Pedagogët.

U bë ajo lëvizje dhe u mbush sheshi që mori hovin më të madh. Në ato vite Qyteti Studenti me Tiranën kishte lidhje, nuk ishte e veçuar. Nuk ishin të izoluar diku. Edhe 2 korriku kështu ndodhi. Nata e 8 dhjetorit ishte e vështirë. U bë e vështirë shumë. Konflikti me policinë ishte shumë i madh. Ishin djem shumë aktivë.

Ka një të keqe të madhe. Kemi qenë tepër aktivë në ato momente. Dëgjojnë ça flasin ne dhe marrin dëshmitë tona dhe i bëjnë si për vete. Fatkeqësia në atë kohë nuk kishte televizione si sot. Nuk është se kapte atë pjesën që e dinte. Manipulimi është bërë shumë i madh.

Berisha ka dalë në skenë në datën 9 apo 10. Ka thënë që duhet me mbështet studentët.'

Meçe kujton se Berisha kishte qenë në një konferencë në veri të Italisë në ditën e ngjarjeve të 8 dhjetorit dhe se ai ishte informuar nga jashtë për situatën dhe kishte udhëzuar që të kthehej menjëherë në Shqipëri. Ai thekson se, pas kthimit, Berisha nuk ishte shumë aktiv deri më 11 dhjetor, kur filloi të shfaqej më qartë si një lider i ri.

Në këtë kontekst, Meçe gjithashtu përmend se PD ishte themeluar disa muaj më parë dhe nuk ishte thjesht një proces spontan i lëvizjes studentore, por një projekt i përgatitur dhe mbështetur nga grupe të ndryshme të interesit, përfshirë shërbime të huaja si dhe faktorë të brendshëm.

'Data 8 dhjetor si shpërthim e parapërgatitur në planin psikologjik. Sepse tentativa apo opinioni në atë kohë, ishte domosdoshmëria e ndryshimit dhe diskutoje mekanizmit. Kemi një takim të Ramiz Alisë me intelektualët kryesor ku institonte për një mekanizëm për ti dalë përpara frymës së ndryshimit. Këtu ka qenë dhe Sali Berisha. Alia nuk mblidhte njerëz kot, jo protagonist. Berisha ishte protagonist. Ku ka qenë Berisha më datën 8 dhjetor? Ka qenë në veri të Italisë në një konferencë. Dikush e lajmëroi se duhej të vinte urgjentisht, nuk ka qenë dita kur duhej të vinte. Mori takim me Ramiz Alinë dhe në datën 10 me dy eksponentë të PPSH u paraqitën te studentë, me Ismet Elezin dhe Lisjen Bashkurti. Aktivë u bë dhe Skënder Gjinushi.

Berisha u riaktivizua më datë 11 dhjetor. Një nga fjalimet ishte e Berishës, faleminderit presidentit Ramiz Alia, ashtu siç udhëhoqi trupat anti fashiste, si një komandant trim. Më datën 11 dhjetor u kthyem nga Ramiz Alia. Isha si pedagog. Momenti i panjohur. Nuk e dinim ku po shkonim. Ishim mbi 100 veta në shesh. Kishte shumë të infiltruar. Brenda autobusit ishin tre veta me magnetofonë që regjistronin çdo gjë. Në orën 10 e gjysëm kur vazhdonte mitingu, një grup prej 8 veta, u mblodhëm tek godina 16 në kat të dytë. Sali Berisha, Azem Hajdari, Preç Zogaj, Gramoz Pashko, Aleskandër Meksi dhe Frrok Çupi, u bë debati si do vazhdohej skema. Hajdari donte parti të studentëve. Berisha tha jo, duhet parti demokratike.

Nesër do shpallim Parti Demokratike. Në mëngjes u bë takimi te shtëpia e Gramoz Pashkos. Ka pasur debat kush do ishte, u bënë zgjedhjet dhe u zgjodh Meksi, pastaj ndryshoi skema dhe u bë Berisha. U bë sepse doli jashtë skeme gjithçka. Ajo që është e debatueshme nga kush. Mora vesh skenarin dhe grupet që ishin përgatitur 3-4 muaj më parë. PD ishte themeluar 4 muaj përpara. Nuk është vetëm Ramiz Alia. Shqipëria terren i luftës së ftohtë. Shërbimi amerikan, rus dhe sigurimi i shtetit. Të tre janë present në themelimin e PD-së, dhe ai që është më prezent është rusi. E kam zbërthyer në detaj më vonë.'

Elezi gjithashtu nuk e përjashton mundësinë që Sigurimi i Shtetit të ketë pasur një rol, edhe pse thotë se kjo kishte ndodhur në mënyrë të kufizuar dhe individuale, dhe jo masivisht. Ai përmend gjithashtu ndihmën e grupeve të jashtme, duke përmendur George Sorosin dhe mbështetjen që ai kishte ofruar, si dhe rolin e Elitës politike dhe intelektuale që ishte e angazhuar në krijimin e Partisë Demokratike.

'Të gjithë po ti pyesësh e pranojnë se sigurimi i shtetit ka qenë i involvuar. Sigurimi i Shtetit vepronte me individë, nuk vepronte masivisht. Ishte lëvizje e studentëve dhe jo ideale të studentëve të dhjetorit. Idealet kanë qenë të njerëzve që janë përplasur me regjimin nga ‘45. Ideali është sakrificë e madhe. E vështirë të përfshihesh në një lëvizje dhe ta shohësh nga larg. Ka qenë marsi i ‘90, dhe u shty me disa javë olimpiada se kishte trazira.

Nga protesta e parë për kushtet dhe të arrish për 4 ditë të themelosh një parti. E di çdo të thotë në ato kohë kur nuk njihej kompjuteri, të shkruash program. George Soros ka qenë i involvuar dhe i ka pasur gati posterat. Nuk kontrollohen gjithë njerëzit. Por kishte kontroll elitash. Pas një muaj të themelimit të PD-së, ka brohoritje për Sali Berishën.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
17 personat themelues të PD-së, Meçe në 'Studio Live': 70% prej tyre ishin të Sigurimit, 30% të UDB-së! Berisha më përndoqi mua dhe çdo idealist tjetër

 

Sipas Arben Meçes, 17 personat themelues të Partisë Demokratike nuk kishin lidhje fare me lëvizjen e studentëve të dhjetorit. Ai thotë se 70% prej tyre ishin pjesë e Sigurimit të Shtetit, ndërsa pjesa tjetër e UDB-së jugosllave.

Më pas tregon se si ai si themelues i PD-së u përndoq nga vetë Berisha dhe se si nuk mbeti asnjë anëtar i PD-së pjesëmarrës në lëvizjen e dhjetorit.

'Kush i solli më 11 dhjetori 17 persona të themelonin PD-në? 70 % ishin të sigurimit të shtetit, 30% të UDB-së. Kam dokumentuar lidhjet e UDB-së të tre vetave në Pogradec, dhe u sulmova unë. Më vuri SHIK nga pas. Kam qenë më i përndjekuri. U hap dosje e posaçme në 95. Ka pasur 3 investigime ndaj meje. Gjithë linjat patriote u zhdukën nga PD-ja. Cili është ai anëtari i PD-së që ka gjurmë në 8 dhjetor'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kupi: 10/12/2024 06:31

    Ky qenka roitur fare. Ndersa ne ish BS e jo Rusi, ish KGB ishte me breke nder kembe per vete, pykat si ky "studenti" e keshin zbuluar dominant "rusin" ne Tirane! Saliun e futi Ramizi sepse e dinte qe bashkepunonte me CIA, nga ish informatori veteran i sigurimit Ekrem B. Ajo qe nuk dinte Ramizi ngrate ishte qe CIA nuk u ngop por te nginjuren e kishte me shfarosjen e vete Alise nga presidentlleku. Qe e pat qepur aq mire juridikisht duke i vene pushtet absolut-nga Ushtria, te policia e ish SHIK!!! Pushtet qe pasi u dorhoq nen kercenimin e Cia pasoi ne Saline dhe e dime vazhdimin si e qysh e perdori ai forcen e armatosur e zgjebosur; policine e shendrroi ne organizaten e pare kriminale, ku spikasin shefat e komisariateve si V. Lame, F. Ylli apo L. Sollaku; ushtrine po e pame ne cderexhe vate; e padyshim me SHIkin ne perndjekke te komunisteve. Paskan sulmu edhe kete botin me lart si duket...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja