80-vjetori i zbarkimit të Normandi/ Historiani në 'Studio Live': Operacioni më madhështor! Shqipëria mbajti anën e duhur, antifashizmi duhet të na bashkonte

Dje ishte D-Day, 80-vjetori i zbarkimit të trupave aleate në Normandi, Francë e cila solli kthesën në Luftën e dytë Botërore dhe fitoren e forcave aleate ndaj nazistëve.

Historiani Marenglen Kasmi në Studio Live në Report Tv solli në vëmendje këtë ditë të shënuar duke nxjerrë në pah edhe disa mësime për epokën ku jetojmë e cila kërcënohet nga luftrat dhe nga ekstremizmi i djathtë.

Për Arbër Hitaj ai shprehet se D-Day ishte një nga operacionet më madhështore të shekullit XX.

'Kujtesa historike është e rëndësishme duhet ta kemi në konsideratë. Nëse i referohemi kësaj ngjarjeje, nisur nga ngjarjet sot, patjetër që e bën shoqërisë ti kthehet pamjes të së kaluarës. Dhe në bazë të përvojave të gjejë një referencë që gjëra të tilla mos të ndodhin. Edhe shtypi në perëndim nuk ka qenë i pavëmendshëm ndaj kësaj ngjarjeje. Kishte dhe veteran gjermanë që kishin luftuar edhe nga kampi tjetër.

Është operacioni më madhështor i shekullit XX organizuar nga aleatët. Kanë qenë 150 mijë trupa aleatësh. Amerikanë, britanikë, kanadez, u përballën me 50 mijë trupa gjermane të stacionuara. Është fillimi i fundit. Zbarkimi në Normandi u bë me pak humbje se sa ishte menduar. U shty për disa kohë', tha Kasmi.

Sakaq, Kasmi shton se kishte një rivalitet mes aletatëve britanik dhe amerikanë, nga njëra anë dhe ushtrisë së kuqe nga Lindja se kush do shkonte më shpejt në Berlin.

'Në këtë 50 mijë trupa gjermane, humbjet nuk ka ndonjë statistikë të mirëfilltë, por humbje më të mëdhenj i kishin zbarkuesit. Por duke qenë në këto kushte, zbarkuesit ishin më të zbuluar bëhet fjalë për dhjetëra mijëra aleatë të vrarë. Zbarkimi i dha mundësi forcave aleatë të zbarkojnë drejt Berlinit. Edhe nga ana tjetër ushtria e kuqe ishte në revansh. Kishte edhe garë se kush do shkonte më parë në Berlin ushtari amerikan apo ushtari rus. Kishte marrëveshje që në Berlin të shkonte flamuri i parë i ushtrisë së kuqe', shton historiani.

Ndërsa shton se gjatë zbarkimit në Normandi mund të ketë pasur edhe ushtarë shqiptarë me trupat aleat.

'Patjetër, ka patur. Sepse në SHBA u bë mobilizimi. Ka patur me siguri, një pjesë e oficerëve me orgjinë shqiptare u përdorën edhe në Shqipëri pranë shtabit të Ushtrisë së LANÇ. Kanë qenë disa dhjetëra', thekson Kasmi.

Kasmi sheh një paralelizëm të kohës së sotme me situatën në Europë të para Luftës së Dytë Botërore ku kishte mjaft ekstremizëm të djathtë dhe të majtë shkaktare të luftës.

'Ndoshta dhe me Europën e para viteve ‘39. Lufta e dytë nisi si pasojë e shtimit të ekstremizmit të djathtë. Nëse në luftën e parë mund të diskutohet kush ishte përgjegjësi. Ndodhemi në kontekst tjetër në luftën e dytë që kishte vulën e Gjermanisë hitleriane. Nëse shohim ekstremin fashist sot në Europë bie pak erë. Gjithsesi përvoja historike ka treguar se ku fuqizohen ekstremet merr një lloj konflikti.

Putin është një diktator me prirje të theksuar për të zgjeruar kufijtë e tij. Nuk ka justifikim për të shkelur sovranitetin e një vendi tjetër. Deri para disa vitesh i strategjia ishte orientuar në luftën ndaj terrorizmit dhe jo në luftën klasike si Rusi-Ukrainë. Ngjarje të tilla edhe mund të përsëriten. Duhet të jemi më të ndërgjegjshëm me të kaluarën. Të japim faktet, pa parti.

Gjithsesi janë ngjarje që duhet të kujtohen. Jemi në prag të 80-vjetorit të çlirimit dhe të marri vëmendje të mirë në luftën ndaj antifashizmit', nënvizoi ai.

Më tej, historiani mori në konsideratë pjesëmarrjen e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore, e cila mori anën e duhur dhe kjo falë Ushtrisë Nacional Çlirimtare.

'Shqipëria u sulmua në Luftën e dytë. 7 prilli i 1939 dha bashkimi formal me Unionin Italian në mbretërinë italiane e futi Shqipërinë në këtë vorbull. Ishte e imponuar. Ato 7-8 orë luftë në portet shqiptare tregoi se në se do kishte patur organizmi ushtarak do kishte patur tjetër rezultat. Jo se do kishim penguar pushtimin.

Por mesazhi që do ti jepnin botës do ishte që mbreti Zog u largua se vendi u pushtua. Kjo nuk ndodhi. Partia Komuniste ka një rol shumë të madh në organizimin e qëndresës të shqiptarëve ndaj pushtuesve. Një pjesë e shqiptarëve nuk shprehin aspektet pozitive të kësaj qëndrese. Lufta duhet ndarë nga paslufta. Janë dy periudha. Pavarësisht se janë të njëjtët njerëz', shprehet Kasmi.

Kasmi mendon se do ishim në pozicione të vështira në Konferencën e Paqes në Paris pas lufte nëse do kishim mbajtur anën e pushtuesve.

'Çfarë do kishit ndodhur në fund të luftës nëse do ishin angazhuar totalisht me italianë dhe gjermanë. Do kishim hyrë në konferencë e paqes me minus. Ne e dimë çfarë bënë fqinjët jugor për të marrë ato territore që i kanë edhe sot temë dite.'

Sipas tij antifashizmi duhej të bashkonte spektrin politik në Shqipëri pas viteve ’90, gjë e cila nuk ka ndodhur, madje është denigruar edhe lufta dhe figura të luftës që dhanë jetën pasi u identifikuan me diktaturën pas lufte.

'Antifashizmi duhet të bashkonte të gjithë spektrin politike dhe të kishin një qëndrim të unifikuar sa i takon kësaj çështjeje. Sa më i vogël vendi aq më i thepisur majat kur ndeshen forcat. Ishte kjo politikë që i hoqi tullat e para antifashizmi në 1991 kur ndryshoi datën e çlirimit. Duhej të hiqej tulla e parë për të tjetërsuar luftën me qëllim për ta shndërruar në luftë civile për përfitime politike.

Në këto 30 e kusur vite politika është kujdesur vetëm ta përdori imazhin e antifashizmit dhe ti sulmoj dhe ashpër ata që luftuan dhe dhanë jetën, sepse kjo luftë paska mundësuar ardhjen e komunizmit. E kanë quajtur edhe ripushtimi i Shqipërisë. Si mund të quash 18-vjeçarë, ti akuzosh dhe ka artikulime nga institucione shtetërore që kanë qenë terrorist', tha Kasmi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
Varrezat e ushtarëve grek në Shqipër, historiani: Qeveritë tona kanë bërë gabime! Duhet të varroseshin pranë ushtarëve britanikë e gjermanë tek Liqeni

 

Historiani Marenglen Kasmi në 'Studio Live' teksa po komentonte 80-vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Normandi u ndal edhe tek lufta e dytë botërore në trojet shqiptare, teksa u bë edhe një luftë italo-greke në kufirin Shqipëri-Greqi dhe shumë ushtarë grek dhanë jetën në truallin shqiptar.

Kasmi u shpreh se qeveria shqiptare ka bërë gabime në lidhje me varrezat greke, pasi kështu segementë nacionaliste të Greqisë kanë ngritur pretendime për territore brenda Shquipërisë. 

'Nuk ka asnjë bazë pretendimet e tyre për territoret e Shqipërisë së jugut, me moton ku ka rënë ushtari grek aty është Greqi. Dhe këtu hyjmë më pas në problematikën të politikës së sotme, në problemi e marrëdhënieve shqiptare greke në momente të caktuara, siç ishte problemi i varrezave të ushtarëve grek. Nuk duhet harruar që lufta italo-greke u krye më shumë në territor shqiptar.

Dhe po të shikojmë prillin e 41 që kishim një front në të gjithë atë vijë që janë pretendimet e Greqisë për Vorio-Epiri ne famshëm. Në momentin që bëhen këto marrëveshje dhe në territore shumë delikate të Shqipërisë së jugut mbillen sepse nuk kishte vend atje për varrezë të tillë të ushtarëve grek të eshtrave të tyre. Me të drejtë mund të lindi pyetja: Në pasardhësit e tyre, që aty ku ka varreza greke ka edhe pretendime territoriale.

Nuk janë teza janë artikulime që i dëshmojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Politika nuk konsultohet. Edhe sa i takon varrezave të ushtarëve grek e di shumë qartë se kam qenë atë kohë në pozicion t pyetesha duhet të pyetesha. Rasti i varrezave greke ishte që shteti grek s’vinte veton për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Nuk është çështja pse u rivarrosën ushtarët grek, çështja është ku? Do ishte normale të varroseshin krah ushtarëve britanikë, ushtarëve gjermanë në Kodrat e Liqenit të Tiranës, në një vend shumë dinjitoz me të gjitha rregullat. Ushtari nderohet, pavarësisht politikës së shtetit që i dërgon. Por shtetet duhet të jenë të kujdesshme.

Në thelb shikoj sa i takon qëndrimit të shqiptarëve krah historisë ka mungesë ndërgjegjësimi, vijojnë me vlerësime bardh e zi. Kemi probleme me vlerësimin.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/06/2024 03:23

    Z.Kasmi 100 % dakord me ju persa i perket LIIB,L.A.N.C-it dhe vendosjes se varrezave greke.Shpresoj te mos jete asnjehere vone te korrigjohen gabimet e politikes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?