Më 14 janar nis lirimi i 670 të dënuarve të parë që përfitojnë nga aministia e miratuar në fund të vitit 2016.

Burime për ReportTv nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve bënë me dije se aktualisht janë ende duke përpiluar listat e të dënuarve që përfitojnë nga amnistia dhe më 14 janar do të lirohen të burgosurit e parë.

Të dënuarit e parë që do të lënë qelitë janë gratë dhe burrat e moshuar ndërsa më pas do të lirohen të rinjtë e dënuar për vepra të lehta penale.

Në fazën e dytë të aplikimit të amnistisë do të aplikohen uljet e dënimit nga 1 muaj deri në 1 vit për personat të cilët kanë ende mbi 3 vite burg për të shlyer nda dënimet e dhëna prej gjykatave.

d.i./Shqiptarja.com