Bora ka bërë të pakalueshme rrugën në zonën e Llogorasë, nga Dukati deri në afërsi të Palasës.
 
Trashësia e borës mbi rrugë është 10 centimetra, por puna e borëpastrueses nuk ka shmangur ndalimin e qarkullimit të mjeteve, pasi bora kthehet në akull dhe terreni është shumë rrëshqitës.
 
Edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka vazhduar rënia e borës, ndërkohë që patrullat e policisë lëvizin vazhdimisht për të kontrolluar situatën.
d.i./Shqiptarja.com