​FOTO/Dy të rinjtë për drekë një
ditë pas grabitjes së karburantit
Durrės, momentet e grabitjes sė karburanteve
Pranga 2 autorėve, grabisin 2 karburante

Florjan Thana dhe Klajdi Pupa, përkatësisht 19 dhe 20 vjeç janë dy të rinjtë të arrestuar nga policia për grabitjen e tre karburanteve përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.
 
Një prej grabitjeve ata e kanë kryer në datën 12 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa dy të tjerët mëngjesin e të hënës së djeshme.
 
Ndërsa në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook një ditë më pas, 13 dhjetor, dy të rinjtë, Florjan Thana dhe Klajdi Pupa duken duke drekuar në një restorant.

Duket se grabitja u ka shkuar mirë dhe me të hollat e marra nën kërcënimin e armëve kanë nisur të argëtohen dhe të mbajnë veten me të mira. 

grabitesit
(Autorët Florjan Thana dhe Klajdi Pupa​)

Pas grabitjes së 12 dhjetorit, tre autorët kanë studiuar planin për prenë e radhës.

Grabitja e fundit ka ndodhur një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku nga një automjet tip "Golf" kanë dalë tre persona të armatosur, Florjan Thana 19 vjeç​ dhe Klajdi Pupa 20 vjeç dhe Bajram Kaumacaku, 20 vjeç (i cili është shpallur në kërkim) të cilët kanë grabitur xhiron ditore të dy karburanteve përballë njëri-tjetrit. 

Policia ka sekuestruar edhe automjetin tip "Golf" që përdorej nga autorët për realizimin e grabitjeve. 

Si u grabitën dy karburantet përballë njëri-tjetrit
Dy karburante përballë njëri-tjetrin në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Fllakës, janë grabitur mëngjesin e ditës së djeshme nga tre persona të armatosur.
 
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës ku nga një makinë tip "Golf" e bardhë, kanë dalë tre persona të maskuar dhe të armatosur.
 
Nën kërcënimin e armëve ata kanë marrë xhiron ditore të karburantit dhe janë larguar menjëherë. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta jep llogari për lobimin në SHBA, por kreu i PL e quan ‘seancë pyetjesh reciproke’: Pyeta SPAK për inceneratorët

Meta jep llogari për lobimin në SHBA, por kreu i PL e quan ‘seancë pyetjesh reciproke’: Pyeta SPAK për inceneratorët