​Gjykata:Fullani u shkarkua pa ligj
ja gafa e Kuvendit të Shqipërisë

​Gjykata:Fullani u shkarkua pa ligj<br />ja gafa e Kuvendit të Shqipërisë
TIRANE-Zbardhet i plotë vendimi i gjykatës së Apelit Administrativ që dëmshpërblente ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, me 56 pagesa mujore.

Vendimi prej 42 faqesh thotë se Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë nuk është organi kompetent që duhet të nisë dhe shkarkojë guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Sipas vendimit të treshes së gjyqtarëve Kastriot Selita, Altina Nasufi dhe Bernina Kondi institucioni përgjegjës për shkarkimin e Fullanit është Kuvendi i Shqipërisë.

Në vendim thuhet se i takonte Kuvendit që të vërtetonte nëpërmjet organeve të tij, tej çdo dyshimi të arsyeshëm, në rastin konkret ishin parë shkelje të rënda etike,si rezultat i së cilës i së cilës kishte ardhur cënimi i thellë i interesave të bankës së Shqipërisë dhe si ishin veprimet e paditësit Adrian Fullani ato të cilat, kanë shkaktuar shkeljen e rëndë dhe cënimin e interesave të bankës së Shqipërisë.

Gjykata thotë se Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka marrë një vendim shkarkimi kundër guvernatorit Fullani, në një kohë kur nuk ishte vërtetuar përgjegjësia penale e këtij personi.

Më tej në vendimin e gjykatës thuhet se Ardian Fullani u arrestua në muajin shtator 2014 dhe më pas i është caktuar dhe masa e sigurisë arrest me burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mirëpo gjykata e administrative e Apelit argumenton se në rastin konkret  ligji nuk ka parashikuar si shkak të shkarkimit nga detyra të guvernatorit apop anëtarit të Këshillit Mbikqyrës, fillimin e një procedimi penal.Në asnjë prej pikave të këtij ligji nuk e parashikon që ngritja e një akuze penale apo fillimin e procedimit penal, të jetë shkak nga shkarkimi nga detyra.

Nisur nga kjo situatë gjykata argumenton në vendimin e saj se “…në kushtet kur nuk rezulton I provuar veprimi apo mosveprimi në rastin konkret, i kryer nga paditësi gjatë ushtrimit të detyrës, që ka sjellë shkelje të rënda të etikës e për rrjedhojë edhe cënimin e thellë të interesave të Bankës së Shqipërisë, vlerësimi i bërë nëpërmjet vendimit nr 64 të datës 18.09.2014 të Kuvendit të Shqipërisë është në kundërshtim me përcaktimet e ligjit…”Kjo pasi me vendimin e tetorit 2015 gjykata e Tiranes e ka shpallur të pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës guvernatorin Fullani.

Ky vendim i jep të drejtë Fullanit të marrë pagën si guvernator i Bankës së Shqipërisë, deri në muajin nëntor 2018. Deri në këtë periudhë Banka e Shqipëri do paguajë me paga mujore dy guvernatorë ish-drejtuesin Fullani dhe guvernatorin aktual Gentian Sejko.

Në total Fullani do të marrë 56 paga mujore.

Në çdo muaj në llogarinë e Fullanit do të hyjnë 6.304.308 lekë të vjetra.

dokumenti fullani

dokumenti fullani
(Vendimi i Gjykates)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj