​Kandidatja e PD-së në Vlorë
ngatërron “Sheshin e Flamurit”

Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj ka bërë një gafë gjatë fjalës së saj në mitingun e zhvilluar në qytetin e Vlorës.
 
Kandidatja Meçorapaj, gjatë fjalës së mbajtur ka thënë, “Z.Basha, nga sheshi ku paraardhësit tanë ngritën Flamurin e Pavarësisë, iu kërkoj, në emër të vlonjatëve dhe shqiptarëve, që Republika e re të na e kthejë këtë shpresë”.
 
Por ka një problem të vogël në këtë fjali pasi mitingu i PD-së nuk u zhvillua në Sheshin e Flamurit, por në sheshin në krah të Universitetit Pavarësia.
 
Meçorapaj ndodhet në vend të sigurt në listën e PD-së në Vlorë dhe një gafë e tillë do ti ulin numrin e simpatizantëve vlonjatë, të cilët Sheshin e Flamurit e kanë krenarinë e tyre.

gafa

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave