DURRËS-Nipi vret gjyshen dhe më pas veten.
Ky krim i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:15 minuta në Durrës, në lagjen numër 7 të qytetit bregdetar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur në një banesë pranë Muzeut të Dëshmorëve, ku Ersid Curri 25 vjeç ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gjyshen e tij, Hurma Curri, dhe më pas ka drejtuar armën nga vetja duke i dhënë fund jetës.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar forcat e policisë mbi krismat e armës që dëgjuan nga banesa e fiqnjës.
Ata i kanë rënë ziles së derës, kanë trokitur e thirrur më zë fqinjën, por askush nuk i është përgjigjur, ndërsa dera rezultonte e mbyllur nga brenda me çelës.
Trupat u gjetën me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Gjyshja Hurma kishte disa te tilla ne trup, kurse i riu një plagë me plumb në gojë.
Nipi dhe gjyshja jetonin së bashku në banesë, pasi nëna e të riut ndodhej në Itali që pas vrasjes së të shoqit dhe të birit në vitin 2010.
Nuk dihen ende motivet dhe rrathanat sesi ka ndodhur krimi i dyfishte, por i riu ishte pjesë një familje ku kishin mbetur të vrarë i ati dhe i vëllai, kurse vetë adoleshenti, kishte vrare në moshë adoleshente një moshatarin e tij.
[gallery]21697[/gallery]
Autori me precedent penalë
Djali që i dha fund jetës pasi vrau gjyshën në banesën e kësaj të fundit është emër i njohur për policinë e Durrësit. Nipi vrasës ka qenë në burg pasi në adoleshencë kishte vrarë në një feste pas një grindje, një moshatarin e tij durrsak. Por pas historisë së tij, fshihet një histori akoma më e madhe vrasjesh, mes tyre dhe babai i tij, Luan Curri dhe i vellai Mario Curri, 19 vjec.
[gallery]21695[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO