I ftohti arktik i këtij fillim janari ka regjistruar edhe temperaturën më e ulët në Shqipëri prej vitit të largët 1868.
 
Minus -29 gradë celsius ka shënuar termometri në fshatin Shtyllë të Librazhdit.
 
Pavarësisht kësaj temperature ekstreme dhe të denjë për polin e veriut, me akull të përhershëm, nuk janë raportuar probleme për banorët e zonës.
 
Ndërkohë, temperaturat e ulëta nën zero do të zgjasin deri në fund të këtij muaji, por do të shoqërohen nga luhatje të vazhdueshme dhe ky i ftohtë nuk do të kthehet më. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com