Princi Leka II ka marrë ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të SHBA-ve, z.Donald Trump. Ceremonia pritet të mbahet më 20 Janar në Shtëpinë e Bardhë.
 
Ftesa për Princin Leka është zyrtare dhe ajo është bërë nga Martin J. Golden, sekretar i Konferencës, njëherazi senator i distriktit të 22-të në shtetin e Nju Jorkut.
 
Nga Kosova, ftesë ka pasur Ramush Haradinaj, i cili po udhëtonte për në SHBA për të marrë pjesë pikërisht në këtë ceremoni, por u arrestua në Francë në bazë të një urdhër-arresti nga Serbia.

Princi shqiptar është i ftuar i nderit në këtë inaugurim, i cili mbahet me 20 janar.

ftesa per leken
(Ftesa per Princ Leka)

(d.b/Shqiptarja.com)