​Sistemi i drejtësisë, Kuvendi
hap konkursin për KLGJ dhe KLP

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur konkursin për plotësimin e vendeve në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
 
Sipas njoftimit të Kryesisë së Kuvendit, afati i fundit i regjistrimit për kandidatët është 16 janari 2017.
 
Njoftimi i Kuvendit
“Bazuar në nenet 276 dhe 279 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, gjyqtarët dhe prokurorët e interesuar për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, brenda datës 16.1.2017, duhet të depozitojnë edhe pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit  një kërkesë ku shprehin interesin për të kandiduar, si dhe një kopje të dokumentacionit që kërkohet për rivlerësimin, sipas ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Dokumentacioni duhet të dërgohet  në adresën postare të Kuvendit:
Kryesia e Kuvendit
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,Nr. 4 – Tiranë”.

kuvendi
d.i./Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe

Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe