​Vettingu, Meta: Vendimi final sa
më shpejt, të nisë nga zbatimi

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kërkon nga Gjykata Kushtetuese të mos vonojë vendimin e saj përfundimtar për ligjin e Vettingut.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Meta komentoi opinionin e Komisionit të Venecias, duke deklaruar se mbetet me rëndësi nisja nga zbatimi i ligjit të Vettingut dhe reformës në drejtësi në tërësi.
 
"Dua të përshëndes reagimin e Komisionit të Venecias për ligjin e Vettingut dhe të shpreh besimin tonë se tani edhe Gjykata Kushtetuese do të ketë mundësi që sa më parë të jetë e mundur të japë gjykimin e saj përfundimtar për këtë çështje. Dhe të ecim më shpejt për zbatimin e ligjit të Vettingut dhe zbatimit të reformës në drejtësi, në tërësi si reforma më e rëndësishme me të cilën lidhet edhe fati i shumë prioriteteve dhe reformave të tjera në vend", u shpreh Meta.  

Sa i takon reformës zgjedhore, Meta, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, nënvizoi dhe rëndësinë e përfundimit të kësaj reforme sipas standardeve ndërkombëtare.

Dua të nënvizoj rëndësinë e përfundimit sa më të shpejtë të reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ ODIHR”, tha Meta. 

Kryetari i LSI-së komentoi edhe zgjedhjet në Maqedoni, ndërsa i bëri apel faktorit politik shqiptar që të nxjerrin mësimin e duhur dhe të forcojnë bashkëpunimin e tyre në të ardhmen.

"Shpresojmë që forcat politike shqiptare të kontribuojnë në stabilitetin e Maqedonisë, të nxjerrin mësimet e duhura dhe të forcojnë bashkëpunim e tyre në të ardhmen në interes të stabilitetit dhe të ardhmes së Maqedonisë por dhe të respektimit të të drejtave të shqiptarevë në Maqedoni", theksoi Meta.

Anëtarët e rinj të Kryesisë së LSI
Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka publikuar emrat e disa drejtuesve të rinj në LSI. Kështu Shezai Rokaj do të jetë Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar, ndërsa Erisa Xhixho do të jetë Sekretare e re për Marrëdhëniet me Publikun, Erjona Bezha, sekretare organizative, Edmond Haxhinasto, sekretar për çyshtet programore si dhe Bahri Shaqiri, sekretar për sigurinë kombëtare. 

25 anëtarët e rinj të Kryesisë së LSI:

1.            Adela Karapici - Profesor i Asociuar, Doktor i Shkencave, Pedagoge ne Fakultetin Ekonomik, Universiteti Tiranës (prej tetor 2007), Aktualisht: Zv. Ministre e Ministrisë së Zhvillimit  Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

2.            Brunilda Paskali - Diplomuar në Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhë Angleze, Master në “Diplomaci” në Universitetin Norëich në SHBA në fushën e “Menaxhimit të Konflikteve”; 1988-2013 ka punuar si Pedagoge e gjuhës Angleze. Aktualisht: Nënkryetare e Bashkisë Tiranë.

3.            Elona Guri - Diplomuar Bachelor për “Shkenca Politike”, Master për “Politika dhe Qeverisja” - ISE

4.            Eriona Bixha - Diplomuar Bachelor për “Shkenca Politike”, Master për “Studime Politike Rajonale”, Universiteti Tiranës.

5.            Eris Zaimi - Diplomuar për Psikologji, Universiteti i Tiranës.

6.            Erisa Xhixho - Doktor i Shkencave, Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Master për “Politika Ndërkombëtare Publike” në “Queen Mary, University of London”. Aktualisht: Zv.Ministre e Ministrisë së Integrimit Europian, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë.

7.            Luzhiana Abazi - Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Specializim për mjek familje, Master për Menaxhimin e Shërbimit Parësor - Universiteti i Tiranps.

8.            Monika Kryemadhi - Doktor i Shkencave, Diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Master në “Administrim Biznesi”, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Aktualisht: Deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

9.            Nora Malaj – Doktor i Shkencave, Diplomuar në Fakultetin Filologjik, Universiteti i Tiranës, Diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Aktualisht: Zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit.

10.          Ornela Muhametaj -  Diplomuar për Drejtësi, Universiteti i Tiranës.

11.          Rea Kotani - Studente në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Anëtare e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës. Nënkryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim.

12.          Silva Caka - Diplomuar për Drejtësi, Universiteti i Tiranës. Aktualisht: Deputete e Kuvendit të Shqipërisë. 

13.          Bahri Shaqiri - Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë,Universiteti i Tiranës, Master “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, Avokat. Aktualisht: Zv. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.

14.          Dritan Ylli - Fakulteti Filologjik, Universiteti Tiranës, Master “Administrim Publik”. Aktualisht: Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe të Sigurimeve Shoqërore.

15.          Edmond Haxhinasto - Master “Administrim Biznes”, Master për “Politika Publike”.

16.          Edmond Panariti – Profesor, Doktor Shkencash, ka titullin “Honoris Causa”, Universiteti i Perugia-s. Aktualisht: Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

17.          Klevi Pojana - Student në Fakultetin e Drejtësisë, Universitet i Tiranës.

18.          Lefter Koka - Diplomuar në Fakultetin Ndërkombëtar të Shkencave Juridike, në Strugë. Aktualisht: Ministër i Mjedisit.

19.          Luigj Turmalaj – Profesor, Doktor. Dega Mjekësi - Veterinare. Aktualisht: Dekan i Fakultetit të Veterinarisë, Universiteti i Bujqësor.

20.        Nasip Naço - Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

21.          Përparim Spahiu - Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, dega “Ekonomi Politike”, Universiteti i Tiranës.

22.          Sokol Dervishaj - Diplomuar për Anglisht, Master për “Studime Ndërkombëtare” dhe “Studime të Thelluara” te Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes. Aktualisht: Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.

23.          Spartak Braho - Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politiko –Juridike, titulli “Gazetar”, Fakulteti i Drejtësisë, titulli “Jurist”. Aktualisht: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. 

24.          Vangjel Tavo – Doktor i “Shkencave Mjekësore”. Aktualisht: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. 

25.          Ylli Manjani - Diplomuar për Drejtësi, studimet pasuniversitare i ka kryer në “Universitetin e Oslos” dhe “Universitetin Leiden” në studime të specializuara për të Drejtën Evropiane. Aktualisht: Ministër i Drejtësisë.

Sipas Statutit të LSI, Kryetari, Zv.kryetari, Nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm, Kryetari i LRI-së, kryetarja e LGI-së dhe Kryetari i KDK janë automatikisht pjesë e kryesisë.

Kryetari i KDK-së u zgjodh Shezai Rrokaj – Profesor, Doktor i Diplomuar në Sorbonë, Francë. Ka kryer detyrat e Përgjegjësit të Departamentit, Zv.Dekan, Dekan, Rektor në Universitetin e Tiranës.

Aktualisht: Zv. Rektori i Universitetit të Tiranës.

Erisa Xhixho -  Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun.

Edmond Haxhinasto - Sekretar për Çështjet Programore.

Eriona Bixha - Sekretare Organizative.

Bahri Shaqiri - Sekretar për Sigurinë Kombëtare.

Prononcimi për median i kryetarit të LSI-së
 
Z. Meta, Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së zgjodhi sot Kryesin e re. A do të thotë kjo tashmë LSI-ja, e plotësuar në të gjitha strukturat drejtuese, është gati për të menduar se si do të dalë në zgjedhjet e 2017-s?
Ishte kënaqësi sot për të konstituuar mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Kombëtar pas Konventës Kombëtare Zgjedhore, për të zgjedhur Kryesinë e re dhe njëkohësisht për të bërë edhe mbledhjen e parë konstituuese të kësaj kryesie. Jo vetëm kaq, por edhe për të zgjedhur edhe disa kolegë të tjerë të cilët do të kenë një kontribut të rëndësishëm në drejtimin e Kryesisë, KDK-së dhe gjithë strukturave të LSI-së, edhe në kuadër të rritjes të kolegjialitetit, bashkëpunimit dhe transparencës në drejtimin e kësaj force politike. Dua të uroj profesor Shezai Rrokajn, që u zgjodh kryetar i KDK-së me një votë gati unanime dhe njëkohësisht dua t’ju prezantoj Sekretaren e re për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixhon, e cila nuk është e panjohur për ju dhe kjo është një nga arsyet që e kemi zgjedhur. Për të rritur dhe për të përmirësuar më tej komunikimin me mediat dhe në përgjithësi për të përmirësuar më tej marrëdhëniet me publikun të LSI-së. Ashtu sikurse kemi zgjedhur edhe Eriona Bixhën, Sekretare Organizative, z. Edmond Haxhinasto, Sekretar për Çështje Programore, dhe z. Bahri Shaqiri Sekretar për Sigurinë Kombëtare dhe natyrisht edhe kryesinë e re, emrat e të cilës tashmë i keni online. Besojmë të përmirësojmë më tej drejtimin e LSI-së si një element mjaft i rëndësishëm për të kontribuar në të gjithë përmirësimin e qeverisjes së vendit dhe të përmirësimit të kulturës së politikëbërjes në vend.

Ju patët edhe një mbledhje të parë të kryesisë së re menjëherë pas zgjedhjes së tyre. Sa herë do të duhet të mblidhet kjo kryesi dhe a do të jetë puna e saj vendimtare për të patur një qëndrim të saktë ndoshta në javët në vijim se si do të dilet në zgjedhjet e 18 qershorit?
Kryesia do të jetë në një angazhim të përhershëm dhe do të mblidhet sipas një kalendari të caktuar dhe do të mblidhet aq herë sa Sekretari i Përgjithshëm apo dikush nga drejtuesit e tjerë do të konstatojë se ka rëndësi për t’u mbledhur kryesia për të ecur më shpejt me axhendën politike dhe organizative të LSI-së.

LSI dha sot një shembull duke zgjedhur kryesinë e re përmes votimit elektronik, që ka qenë pjesë e kërkesës së opozitës për t’u përfshirë në kodin e ri zgjedhor. Është kërkuar nga PS-ja për t’u votuar edhe të enjten në Parlament për tu shtyre me 60 ditë puna e këtij komisioni të posaçëm. Lsi do të vazhdojë t’i qëndrojë besnike kërkesave të saj deri në fund për reformën zgjedhore?
LSI është plotësisht e vendosur për zbatimin e gjithë rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Ne kemi dhe ekspertizën e tyre për këtë proces dhe gjithçka që i shërben zgjedhjeve transparente dhe të ndershme. Do të ketë mbështetjen e plotë dhe pa rezerva të LSI-së dhe për këtë do të bashkëpunojmë shumë ngushtë me të gjithë forcat politike dhe në veçanti me ekspertët ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR. 

Janë shprehur sot Ambasadat e SHBA dhe BE. Ju pak më parë e përmendët në fjalën tuaj, çfarë prisni tashmë nga Gjykata Kushtetuese, një zbardhje sa më të shpejtë, një shprehje sa më të shpejtë të qëndrimit të saj për opinionin përfundimtar të Venecias dhe implementimin më pas të ligjit për Vetting-un?
Ne presim që Gjykata Kushtetuese të japi gjykimin e saj sa më parë që të jetë e mundur dhe më pas të ecet me implementimin e ligjit për Vetting-un dhe gjithë reformës në drejtësi në mënyrë që kjo reformë jo vetëm të na ndihmojë për të përshpejtuar çështjen e çështjes së negociatave për anëtarësim në BE, por njëkohësisht dhe të japë impakt shumë më të gjerë për ecurinë e të gjithë reformave të tjera në vend.

A jemi pak orë përpara vendimit për çeljen e negociatave nga BE?
Jemi përpara një vlerësimi të Këshillit të vendeve anëtare të BE që dëshirojmë, shpresojmë të jetë në një linjë me rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis