Një shtetas në Miras të Devollit ka rrezikuar jetën, ndërsa zahiretë e dimrit janë djegur plotësisht, pas një zjarri të rënë mbrëmë afër mesnatës.
 
Flakët kanë përfshirë shtëpinë e shtetasit H.K., 76 vjeç, si dhe kasollen ku ai mbante bazën ushqimore. Fatmirësisht, shtetasi nuk është dëmtuar, ndërsa ushqimet janë djegur.
 
Nga ana e policisë është cilësuar si zjarrvënie e qëllimshme dhe ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
d.i./Shqiptarja.com