Aksionerët: Latifi ortak te kullat
Aksionerët e dy kullave, mbi të cilat drejtësia shqiptare ka vendosur "sekuestro preventive" (të përkohshme) pohojnë se Abdyl Latifi ka qenë ortaku i tyre.
(23/1/2002)Aksionerët e dy kullave, mbi të cilat drejtësia shqiptare ka vendosur "sekuestro preventive" (të përkohshme) pohojnë se Abdyl Latifi ka qenë ortaku i tyre.
Nëpërmjet një dokumenti të bërë publik nga njëri prej ortakëve, i dyshuari dhe i dëbuari për lidhjet me rrjetin ndërkombëtar të terrorizmit rezulton se ka pasur 2.5 përqind të aksioneve në dy kullat që ishin duke u ndërtuar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë piramidës. Kontrata "Për ndarjen e sipërfaqes së ndërtimit të qendrës së biznesit që ndërtohet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", është hartuar para noteres Kimete Peza, nga përfaqësuesit ose aksionerët e drejtpërdrejtë. Por, ajo që të habit në këtë kontratë të nënshkruar nga një notere (që është hallkë e së drejtës në Shqipëri) dhe që demostrohet nga aksionerët është data e dokumentit. Kontrata është nënshkruar më datë 8 nëntor të vitit 2000. Një vit para kësaj date, pikërisht në nëntor 1999, shërbimet sekrete amerikane të ndihmuara dhe mbështetura edhe nga homologët e tyre shqiptarë, kishin identifikuar dhe dëbuar shtetasin Abdul Latif nga vendi ynë, me akuzën e lidhjes së tij me terrorizmin.
Mbërritja në Shqipëri
Abdul Latif sipas burimeve nga shërbimet sekrete kishte hyrë në Shqipëri në fillim të vitit 1992, për të zhvilluar aktivitet tregtar në këtë vend të varfër. Dhe pas afro dy vite punë, pikërisht në fund të vitit 1993, ai deklaron në një dokument se "të gjitha pasuritë pas vdekjes" ia jep Yassin Kadiut. Megjithatë Latifi vazhdon rrugën e tij të biznesit, kryesisht në fushën e ndërtimeve të pallateve apo objekteve që ia dhuron institucioneve shqiptare. Madje në vitin 1996, ai nis të ndërtojë një spital në Sauk, vetëm pak metra larg hyrjes së Akademisë së Policisë, skeleti i të cilit, tashmë është një shenjë e "jashtqitjes" së terrorizmit ndërkombëtar në Shqipëri. Në një nga ditët e nëntorit 1999,(pasi i ka shpëtuar valës së parë antiterror në Shqipëri të kryer në qershor-korrik-gusht 1998) Abdyl Latif arrestohet nga policia shqiptare me akuzën e "dokumentave të falsifikuara", pasi i gjendet një pasaportë dhe disa materiale të tjera kompromentuese. Një urdhër i lëshuar nga zyra e CIA-s në Tiranë, ahtu si edhe në rastet e mëparshme i kërkonte organeve shqiptare që personi në fjalë duhej të largohej nga vendi. Latif mbahet i izoluar vetëm 24 orë "aq kohë sa duhej për të formular dekretin" e shpalljes "non grata" dhe shoqërohet për në Rinas, duke e dëbuar për në vendlindjen e tij, Jordani. Nuk dihet drejtimi që mori avioni, por, kishin kaluar vetëm pak ditë, kur një zë i largët nëpërmjet receptorit që paraqitej si Abdyl Latif (mundet të ketë qenë edhe ai) denonconte në shtyp dëbimin e tij nga Shqipëria. Madje si garanci për këtë "padrejtësi" që i ishte bërë publikonte lidhjet, njohjet, miqësitë me ministra e politikanë të ndryshëm shqiptarë. Por, që nga ajo kohë ai nuk ishte përmendur më.
Pronarët që kanë firmosur për ndarjen e kullave
Marsel Skëndaj 10%
Vladimir Kosta 20%
Vasil Naçi 10%
Besnik Shtino 5,5%
Abdyl Latif 2,5%
Karavan Sh.p.k 33,25%
TID sh.p.k 18,75%
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
54.8%
-
Jo
36.7%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1330
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Aksident i rëndë pranë fshatit Pajovë, humb jetën fëmija 10 vjeçar nga përplasja e dy automjeteve
31 Tetor, 15:08
-
‘Kishin marrë një çantë me shegë për t’ia çuar fëmijëve’, gazetari për atentatin në Shkodër: Vriten njerëz të pafajshëm
31 Tetor, 15:08
-
Bllokuan rrethrrotullimin e Bradeshit, Gjykata liron nga burgu 3 protestuesit e PD-së, do hetohen në liri
31 Tetor, 15:05
-
Edison Ypi: Mish Gjyshit
31 Tetor, 15:03
-
Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Gazetari Dervishi në Report Tv: Bajrat dhe Lici konflikte legjendare, kanë dalë edhe në Sky ECC! Pse nuk i monitoron policia?!
31 Tetor, 15:02
-
Alba Malltezi: Para BE-së po tregojmë se jemi armiq të përbetuar të vetvetes
31 Tetor, 14:52
-
Vendi i 7-të për 'Topin e Artë', Lautaro Martinez: Prisja më shumë, ky çmim nuk është i drejtë
31 Tetor, 14:52
-
Spanjë/ 105 të vdekur nga përmbytjet, Valencia zona më e goditur! 120 mijë persona zhvendosen nga shtëpitë e dëmtuara
31 Tetor, 14:40
-
Raporti për Shqipërinë, Ambasadori Gonzato: Duhet udhëheqje e fortë politike! Korrupsioni shqetësim serioz! Asnjë progres në lirinë e shprehjes (FJALA E PLOTE)
31 Tetor, 14:39
-
Përmbytjet në Spanjë, shtyhen dy ndeshjet e La Ligas! Mes tyre Valencia - Real Madrid
31 Tetor, 14:30
-
Donald Trump del në fushatë me një kamion mbeturinash
31 Tetor, 14:29
-
Aksident në Bulqizë, makina përplas motorin! Plagoset rëndë një person
31 Tetor, 14:11