Gjykata e Shkallës së parë të Tiranës lë në burg pa afat përdhunuesin e 13-vjeçares. Njëzet e dy vjeçari, Gentian Luka akuzohet për "marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur".
(16/3/2002)TIRANE- Gjykata e Shkallës së parë të Tiranës lë në burg pa afat përdhunuesin e 13-vjeçares. Njëzet e dy vjeçari, Gentian Luka akuzohet për "marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur". Ngjarja ka ndodhur të hënën e kaluar kur policia ka arrestuar Gentian Lukën, pas denoncimit që i ati i të miturës kishte depozituar në Komisariatin e Policisë nr.1. Tre ditë më parë gjyqtari Agron Zhukri ka pranuar kërkesën e prokurorit për të lënë në burg pa afat 22-vjeçarin.