"Nuk janë dy, por më shumë banka që kanë depozita të personave të dyshuar". Kështu i është përgjigjur guvernatori Cani pyetjes për implikimin e sistemit tonë bankar në rrjetet e organizatave terrorriste ndërkombëtare.
(24/1/2002) "Nuk janë dy, por më shumë banka që kanë depozita të personave të dyshuar". Kështu i është përgjigjur guvernatori Cani pyetjes për implikimin e sistemit tonë bankar në rrjetet e organizatave terrorriste ndërkombëtare. Sipas tij, nuk është ndonjë çudi apo skandal një gjë e tillë. "Në të gjitha vendet e botës po gjenden llogari të tilla bankare", ka theksuar Cani. Ky është reagimi i Bankës së Shqipërisë, pas informimit të kryeministrit në Kuvend, për gjetjen e llogarive bankare të personave që ishin të implikuar në pastrimin e parave dhe në organizatën terrorriste Al Qaeda. Sipas Canit, janë më shumë se dy banka që kanë llogari të tilla, por nuk ishte kompetencë e tij të publikonte sasinë e parave dhe emrat e bankave që i kanë depozituar ato. Për këtë është ngritur Agjencia e Kontrollit dhe Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave. Kjo e fundit po merret me gjithë procedurat. Por Cani theksoi se Banka e Shqipërisë ka kontakte të vazhdueshme me Uashingtonin. Nga SHBA-ja merren të dhëna dhe më pas kontrollohen llogaritë e personave të caktuar. Vetëm pak kohë më parë Cani theksoi se nga kontrolli i Bankës së Shqipërisë në bankat e nivelit të dytë, nuk ishin vënë re pastrim parash apo qarkullim i jashtëligjshëm parash. Cani e përjashtoi sistemin tonë bankar nga implikimi me paratë e pista. Por, të kundërtën ka thënë sot. Duket se zhvillimet e fundit të informacionit kanë zbuluar edhe në Shqipëri baza të tilla, të cilat merren me pastrimin e parave në ndihmë të organizatave terrorriste ndërkombëtare.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
Po
54.8%
Jo
36.7%
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1330
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?