Ja dhe tre akuza publike për kryebashkiakun Rama

(15/12/2001)TIRANE Hetimet e prokurorisë për aferat e ish-ministrit të kulturës Edi Rama, duhet të shtrihen në kohë dhe aktivitet të tij. Duhet të zbardhet edhe "kthimi i teatrit kombëtar në klub nate", konvertim që mori fund vetëm nga pasardhsja e Ramës, Esmeralda Uruçi. Sipas një kontrate të publikuar, Edi Rama në korrik të vitit 1999, i ka dhuruar shoqërisë private "ALG Produksion" e "Media 6", 217 metra katrorë, ose siç quhet Hollin e Parë të Teatrit Kombëtar për një çmim skandaloz prej 32 mijë lekë në muaj. Një tjetër skandal i publikuar dhe që duhet zbardhur një herë e mirë, është edhe akuza publike e bërë nga Kryetari i Komisionit të Ndërtimit dhe Zhvillimit Urban Kujtim Gjuzi, lidhur me shpërdorimin e 70 milionë lekëve të miratuara në fund të vitit 2000 dhe që nuk dihet ku kanë shkuar. Dhe skandali i fundit, për të cilën akuzohet kryetari aktual i bashkisë Edi Rama, është fondi prej 300 mijë dollarësh, i shpenzuar për koncertin e grupit "Scorpions", për të cilën kësaj here është lideri socialist Fatos Nano që pyet se, në cilën vrimë të zezë kanë përfunduar.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale