Kadiu i kullave pronar i shtatë firmave
Yassim Kadi, i dyshuari si pjesëtar i organizatës terroriste Al Qaed, është pronar dhe bashkëpronar në shtatë shoqëri tregtare që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.
(23/1/2002) TIRANE
Yassim Kadi, i dyshuari si pjesëtar i organizatës terroriste Al Qaed, është pronar dhe bashkëpronar në shtatë shoqëri tregtare që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë i Tiranës, ka zbuluar emrat e shoqërive ku shtetasi i Mbretërisë së Arabisë Saudite është ortak i vetëm ose bashkëpronar.
Qendra e Biznesit dhe apartamentet rezidenciale, dy kullat gjigante përballë Kryeministrisë, nuk janë pronat e vetme të Yassim Kadi. "KARAVAN" "EMAN", "KAMBEL" "MEDICARE", "ALBANIA SNAKS", "LOXHALL", "CAVALIO" janë emrat e shoqërive që vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë i datës 18 janar 2001, ka zbuluar si prona të shtetasit arabo- saudit. Të gjitha këto shoqëri, sipas këtij vendimi, janë regjistruar në këtë gjykatë si persona juridiëk dhe Yassim Kadi është ortak i vetëm ose në ortakëri me bashkëpronarë të tjerë. Ende nuk dihet përse i dyshuari si pjesëtar i organizatës terroriste të Bin Ladenit ka hapur kaq shumë firma të ndryshme, por specialistët bankarë sqarojnë se këto firma mund t'i ketë shfrytëzuar për transaksionet e pastrimit të parave. Në vendimin e gjykatës thuhet: "Nga verifikimet e bëra në Drejtorinë e Tatimeve e Dognave dhe në të gjitha bankat kanë rezultuar parregullsi e veprime të kundraligjshme, mospërshkrim dhe fshehje të paraqitjes së saktë të aktivitetit ekonomik dhe financiar të këtyre shoqërive". Vendimi i 5 ditëve më parë i Gjykatës së Tiranës ka urdhëruar vendosjen e sekuestros preventive të dy kullave gjigante në ndërtim e sipër, Qendrës së Biznesit e apartamenteve rezidenciale pranë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Kadi, i cili banonte përkohësisht në Tiranë, ishte bashkëpronar dhe porositës i këtij ndërtimi në qendër të kryeqytetit. Ky ndërtim po kryhej nga shoqëria EDV CONSTRUZION sh.p.k me administrator të përgjithshëm shtetasin arab Amr Abal ËaeD Elzaing, e cila është porositëse për nënsipërmarrësen "Tirana Internacional Developmant" sh.p.k. Sekuestrimi i kësaj pasurie u bë pasi disponimi i lirë i këtij sendi të mos rëndonte në zgjaten e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për të parandaluar kryerjen e veprave të tjera penale.
Lista e Shoqërive të Yassim Kadi
"KARAVAN"
"EMAN"
"KAMBEL"
"MEDICARE"
"ALBANIA SNAKS"
"LOXHALL"
"CAVALIO"
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
54.9%
-
Jo
36.6%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1336
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Aksident i rëndë pranë fshatit Pajovë, humb jetën fëmija 10 vjeçar nga përplasja e dy automjeteve
31 Tetor, 15:08
-
‘Kishin marrë një çantë me shegë për t’ia çuar fëmijëve’, gazetari për atentatin në Shkodër: Vriten njerëz të pafajshëm
31 Tetor, 15:08
-
Bllokuan rrethrrotullimin e Bradeshit, Gjykata liron nga burgu 3 protestuesit e PD-së, do hetohen në liri
31 Tetor, 15:05
-
Edison Ypi: Mish Gjyshit
31 Tetor, 15:03
-
Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Gazetari Dervishi në Report Tv: Bajrat dhe Lici konflikte legjendare, kanë dalë edhe në Sky ECC! Pse nuk i monitoron policia?!
31 Tetor, 15:02
-
Alba Malltezi: Para BE-së po tregojmë se jemi armiq të përbetuar të vetvetes
31 Tetor, 14:52
-
Vendi i 7-të për 'Topin e Artë', Lautaro Martinez: Prisja më shumë, ky çmim nuk është i drejtë
31 Tetor, 14:52
-
Spanjë/ 105 të vdekur nga përmbytjet, Valencia zona më e goditur! 120 mijë persona zhvendosen nga shtëpitë e dëmtuara
31 Tetor, 14:40
-
Raporti për Shqipërinë, Ambasadori Gonzato: Duhet udhëheqje e fortë politike! Korrupsioni shqetësim serioz! Asnjë progres në lirinë e shprehjes (FJALA E PLOTE)
31 Tetor, 14:39
-
Përmbytjet në Spanjë, shtyhen dy ndeshjet e La Ligas! Mes tyre Valencia - Real Madrid
31 Tetor, 14:30
-
Donald Trump del në fushatë me një kamion mbeturinash
31 Tetor, 14:29
-
Aksident në Bulqizë, makina përplas motorin! Plagoset rëndë një person
31 Tetor, 14:11