Për shpronësimet 7 milionë USD
Për familjet që preken nga shpronësimet, janë llogaritur se nevojiten 7 milionë dollarë. Kjo shumë përfshin të gjitha blerjet e tokave apo shtëpive për ndërtimin e Unazës së Vogël, që do të ndërtohet së shpejti.
(12/2/2002)TIRANE
Për familjet që preken nga shpronësimet, janë llogaritur se nevojiten 7 milionë dollarë. Kjo shumë përfshin të gjitha blerjet e tokave apo shtëpive për ndërtimin e Unazës së Vogël, që do të ndërtohet së shpejti.
Përfaqësuesi i konsulencës së Romës, Shkëlqim Zeqo, shpjegon për Gazetën Shqiptare të gjitha elementet e ndërtimit të Unazës së Vogël, si dhe llogaritjen e vlerës së shpronësimeve për këtë investim.
Për Unazën e Vogël ka pasur disa projekte, pse u përzgjodh pikërisht ky?
Janë bërë tri mbledhje KRT-je për këtë projekt, përkatësisht më 27 shtator, 29 tetor të vitit që shkoi, dhe më 26 janar të këtij viti. Për këto projekte është bashkëpunuar me specialistë të Bashkisë, të Institutit të Projektimit Urban, me Komitetin e Drejtimit në Ministrinë e Transporteve, pasi ne s'kemi përvojë në projektet urbane, sepse mungojnë standartet përkatëse të rrugëve urbane. Ne kemi punuar disa variante, por ky është varianti më i mirë, pasi siguron parametrat si rrugë e kategorisë së parë urbane dhe që kërkon shpronësime minimale.
Pse quhen minimale këto shpronësime?
Në krahasim me planin rregullues të vitit 1989, shpronësoheshin nga ky ndërtim 12 mijë metra katrorë, ndërsa me variantin e miratuar, vetëm 9 mijë metra katrorë.
A përputhet projekti juaj me Planin Rregullues të vitit 1989?
Në këtë variant që është miratuar, projekti ynë nuk del jashtë Planit Rregullues dhe është brenda zonës së përcaktuar në këtë plan.
Këta pronarë do të shpronësohen në bazë të çmimit të tregut?
Ne kemi bërë një plan ku kemi përcaktuar që vlera e shpronësimeve për ndërtimin e Unazës së Vogël të jetë 7 milionë dollarë. Këtë studim ne ia paraqesim Bashkisë së Tiranës, e cila, pasi bën miratimin, ia paraqet sërish këtë studim Drejtorisë së Shpronësimeve në Ministrinë e Transportit. Ky studim i bërë nga ne është në interes të pronarëve, pasi vlera e shpronësimit nuk duhet të jetë më shumë se 10% e vlerës së ndërtimit të Unazës. Pra shpronësimi i rekomanduar nga ne, është maksimal, madje mund të themi mbi vlerëne tregut.
Nëse pronarët nuk janë dakord dhe hapin proces gjyqësor, çfarë mund të ndodhë?
Për të hapur një proces pronarët kanë shumë të drejtë. Këtë proces mund ta hapin vetëm për pakënaqësitë që kanë në lidhje me vlerat e shpronësimit, por jo mbi ndryshimin e projektit të Unazës, pasi kjo është e pakontestueshme. Ne kemi një ligj, i cili thotë se për interesa publike bëhen shpronësime.
Ju mendoni se projekti juaj do ta zgjidhë problemin e ambientit dhe zhurmave, pasi kullat 9-katëshe janë buzë rrugës?
Amortizimi i zhurmave ka qenë kusht kryesor i këtij projekti. Në këtë aks ku ndërtimet bëhen në rrugë, makinat do të lëvizin në pjesën e brëndshme të Unazës dhe spostohet me dy korsi nga këto pallate. Pikërisht ky aks do të ketë dhe një brez të gjelbër, që do të ndajë tri korsitë e makinave me parkimet. Po kështu, përgjatë Unazës do të ketë një brez të gjelbër, që do të amortizojë zhurmat që vijnë nga makinat.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
54.9%
-
Jo
36.6%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1336
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Aksident i rëndë pranë fshatit Pajovë, humb jetën fëmija 10 vjeçar nga përplasja e dy automjeteve
31 Tetor, 15:08
-
‘Kishin marrë një çantë me shegë për t’ia çuar fëmijëve’, gazetari për atentatin në Shkodër: Vriten njerëz të pafajshëm
31 Tetor, 15:08
-
Bllokuan rrethrrotullimin e Bradeshit, Gjykata liron nga burgu 3 protestuesit e PD-së, do hetohen në liri
31 Tetor, 15:05
-
Edison Ypi: Mish Gjyshit
31 Tetor, 15:03
-
Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Gazetari Dervishi në Report Tv: Bajrat dhe Lici konflikte legjendare, kanë dalë edhe në Sky ECC! Pse nuk i monitoron policia?!
31 Tetor, 15:02
-
Alba Malltezi: Para BE-së po tregojmë se jemi armiq të përbetuar të vetvetes
31 Tetor, 14:52
-
Vendi i 7-të për 'Topin e Artë', Lautaro Martinez: Prisja më shumë, ky çmim nuk është i drejtë
31 Tetor, 14:52
-
Spanjë/ 105 të vdekur nga përmbytjet, Valencia zona më e goditur! 120 mijë persona zhvendosen nga shtëpitë e dëmtuara
31 Tetor, 14:40
-
Raporti për Shqipërinë, Ambasadori Gonzato: Duhet udhëheqje e fortë politike! Korrupsioni shqetësim serioz! Asnjë progres në lirinë e shprehjes (FJALA E PLOTE)
31 Tetor, 14:39
-
Përmbytjet në Spanjë, shtyhen dy ndeshjet e La Ligas! Mes tyre Valencia - Real Madrid
31 Tetor, 14:30
-
Donald Trump del në fushatë me një kamion mbeturinash
31 Tetor, 14:29
-
Aksident në Bulqizë, makina përplas motorin! Plagoset rëndë një person
31 Tetor, 14:11