(23/1/2002) Nga larg dëgjohet zhurma e gurit freksibël që përhapet pothuaj në dy anët e bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Kalimtarët e rastit me thashetheme ndër buzë ngrenë kokën lart për të parë gjendjen e dy kullave të ndërtuara përballë Kryeministrisë, në gjysmën e lulishtes së "Vëllezërve Frashëri". Një punëtor i veshur me rrobat e verdha dhe kasketën mbrojtëse në po të njëjtën ngjyrë, duket diku nga kati i 6-të apo i 7-të, i cili vazhdon qetësisht detyrën e tij. Në anë të bulevardit, dy kullat e rrethuara me gardhin mbrojtës prej alumini, kanë një derë të vogël, ndërsa për të komunikuar me njerëzit që janë brenda duhet të fusësh kokën në një prerje kuadratore të tij, që është sa një pëllëmbë. Tek dera qëndron roja i cili thotë se nuk lejohet hyrja për në kantier megjithatë ai na fut brenda për të biseduar. Edhe një teknik afrohet pranë nesh e nis të na spjegojë se lajmin për sekuestrimin e dy kullave e kanë marrë vesh vetëm mes gazetave e televizioneve. "Këtu te ne nuk ka ardhur asnjë të na ndalojë punimet dhe ne vazhdojmë si çdo ditë punën tonë" - vijon tekniku i ndërtimit duke shtuar se dje puna e tyre ka qenë në epiqendër të gazetarëve. Me vendim të Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës, të premten që shkoi vendosi sekuestro preventive mbi dy kullat dhe llogaritë bankare të Jasim Kadi. Ky vendim do të thotë që punimet do të vazhdojnë deri kur Gjykata të marrë një vendim për shtetasin arab dhe nëse ky i fundit shpallet fajtor pjesa e tij e pronësisë do i kalojë shtetit duke e bërë këtë të fundit aksioner, bashkë me tri inevstitorët e tjerë. Pothuaj shumica e apartamenteve në dy kullat janë shitur ndërsa sipas një blerësi të interesuar, çmimi i dyqaneve në këto pallate, është 6 mijë dollarë metri katror.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
Po
55%
Jo
36.6%
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1335
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?