SHBA: Gratë "Heronjtë" e Shqipërisë

(15/3/2002) - E thonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më saktë, ambasada amerikane këtu në Tiranë, që dihet, e njeh mirë situatën. Pasi ka mbledhur me 8 Mars, disa gra të Organizatave Joqeveritare(lajmi u bë i ditur dje me anë të një komunikate) zëvendës ambasadorja e SHBA Elizabeth Shelton, i ka nderuar dhe me çertifikatë njohjeje. "Stabiliteti i Shqipërisë, progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik - u shpreh zonja Shelton - u dedikohen në një masë të madhe grave të tilla që u kanë përkushtuar jetën vendit të tyre". Shelton i përgëzoi pjesëmarrëset - të impenjuara në shoqata të ndryshme në mbrojtje të të drejtave të gruas - duke i konsideruar si "heronjtë e vërtetë të Shqipërisë". "Shtetet e Bashkuara - thuhet në komunikatë - përpiqen të ndihmojnë përpjekjet e grave shqiptare në mbështetje të vazhdueshme ndaj nismave të antitrafikimit, duke lehtësuar fuqizimin e grave në nivel lokal dhe kombëtar" BOVILLA E PRISHUR SI NJE LAVATRIÇE - Nënat dhe amvisat e kanë të qartë: nëse kripërat "sulmonjë" rezistencën e lavatriçes, kjo e fundit nis problemet e nuk e ngroh më ujin. Për këtë, bashkë me detersivë të ndryshëm, përdorin dhe antikalkar, që "lufton" kalçifikimin e rezistencës. Që Bovilla sot ka probleme, ka ndodhur pikërisht kjo: Një nga filtruesit, ai që "përgjigjet" për erën e keqe, është kalçifikuar (punonjësit përgjegjës kanë lënë pas dore përdorimin e antikalkarëve). Kështu, ky filtër ka dalë "jashtë loje". Pas vizitës dhe impenjimit personal të vetë kryeministrit Majko, shpejt do të shpallet një tender për zëvendësimin e filtrit, gjë që do të zgjidhë përfundimisht problemin e erës së keqe, duke shpresuar në përdorimin në të ardhmen të "antikalkarit". FRANCEZET S'DUROJNE KOMSHINJTE - Fqinji që studion një vegël muzikore, festa që zgjatet deri në mesnatë, takat që kërcasin, fëmijë qaramanë e qen që lehin: francezët nuk i durojnë më zhurmat e komshinjve dhe telefonatat e ndërhyrjet e policisë janë shtuar së tepërmi. Sipas një sondazhi të bërë nga e përjavshmja "Le Nouvel Observateur", një parizien në dy, është i terrorizuar dhe nuk duron dot fqinjin dhe zhurmat që prodhon. Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, banor paracaviteve i kryeqytetit francez, duke kujtuar pikërisht këto bezdi, - thonë bashkëpunëtorë të tij - vendosi dhe "çensurën" për PUB-et e Tiranës. Kur dhe Kullat do te jene turizmi yne - Në Kosovë ka filluar, fare pak këtu te ne. Agjencia Evropiane për Rindërtim ka caktuar 550 mijë euro për rikonstruksionin e pesë KULLAVE në krahina të ndryshme të Kosovës, të pesta në gjendje të mjerueshme, por të konsideruara shumë të çmuara për të ardhmen turistike të vendit, ndaj do rregullohen. Ajo që për Kosovën po bëhet realitet, për Veriun e mrekullueshëm të Shqipërisë është ende ëndërr. Me vështirësi gjenden paratë për shtëpitë qytetare të Jugut, ku rrugët e shtruara deri në prag mundësojnë vizitën pa mundim të tyre; mendoni Veriun, ende i mbërthyer nga Kanuni e pa pikë infrastrukture. Sa tragjedi dhe vuajtje jetojnë akoma të ngujuara mbas atyre gurëve e hekurave, nga jashtë aq krenare e të bukura. Kullat shqiptare presin të çlirohen nga një sëmundje - gjakmarrja e varfëria - që përhapen si epidemi. Pastaj, sa për financimet, Shteti është kaq larg nga Veriu dhe Kullat kaq të parëndësishme për Shtetin.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Veliaj me pensionistët e Njësisë 1: Reforma për sigurimet shoqërore, hap rrugën për pensione më dinjitoze