Sekuestrohen dy kullat binjake
Sekuestrohen dy kullat përballë Kryeministrisë. Pallatatet shumëkatëshe që po ndërtohen në koston e miliona dollarëve dhe që ishin parashikuar si "Qendra Biznesi", ja-në sekuestruar të premten që shkoi me vendim të Gjykatës së rrethit të Tiranës
(22/1/2002) TIRANE
Sekuestrohen dy kullat përballë Kryeministrisë. Pallatatet shumëkatëshe që po ndërtohen në koston e miliona dollarëve dhe që ishin parashikuar si "Qendra Biznesi", ja-në sekuestruar të premten që shkoi me vendim të Gjykatës së rrethit të Tiranës, bazuar në kërkesën e organit të akuzës "për sekuestrim preventiv" bërë një ditë më parë.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Ardian Visha, pohon për Gazeta: "Urdhri për sekuestrimin e dy kullave në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është firmosur pas denoncimit bërë një muaj më parë nga Ministria e Financave, për shtetasin me origjinë nga Arabia Saudite, Jasim Kadi, i cili akuzohet për pastrim parash". Bëhet fjalë për rrjetin Al Qaeda dhe shefin e saj Bin Laden. Ndërkohë Visha sqaron se Prokuroria e Përgjithshme i ka adresuar Gjykatës së kryeqytetit dhe një urdhërsekuestrimi të dytë, që ka të bëjë me të gjitha llogaritë bankare të bashkëpronarit arab të dy kullave në fjalë.
Hetimi
Në mesin e muajit dhjetor të vitit që shkoi, Ministria e Financave ka denoncuar në organin e lartë hetimor bashkëpronarin arab të dy kullave që po ndërtohen përballë Kryeministrisë. Menjëherë pas verifikimit të materialit kallëzues nga një grup specialistësh, organi i akuzës ka shpallur person në kërkim shtetasin nga Xhada e Arabisë Saudite, Jasim Kadi. Fillimi i procedimit penal ndaj këtij të fundit është mbajtur i fshehtë përgjatë një muaji, derisa dje Prokuroria vendosi të bëjë publike çdo gjë që lidhet me bosin e dy kullave që po ndërtohen në zemër të metropolit shqiptar. Sipas përfaqësuesve të organit qëndror të akuzës, hetimi për Kadi është mbajtur sekret për të vetmin fakt, se ai kërkohej nga Policia. Vetëm pas një muaji, kur tentativa për vënien nën pranga të pronarit arab ka dështuar, është vendosur të bëhet publik fillimi i procedimit penal në ngarkim të tij. Pesë ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme i adresoi Gjykatës së Faktit të Tiranës dy urdhra sekuestrimi: një për dy kullat shumëkatëshe dhe një për llogaritë bankare të të pandehurit Jasim Kadi. Të premten që shkoi gjykata vendosi sekuestro për dy kullat, ndërsa pritet dhe bllokimi i llogarive bankare.
Akuza
Drejtësia Shqiptare i faturon arabit Jasim Kadi akuzën për pastrim parash të pista, e cila në bazë të nenit 287 A të Kodit Penal parashikon deri në 15 vjet heqje lirie. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme pohojnë se bosi arab rezulton të jetë "porositësi" i dy kullave në zemër të kryeqytetit. Ekspertët citojnë se investimi i cili kap vlerën e miliona dollarëve, është realizuar me parà të pista. Gjithsesi, përfaqësuesit e organit të akuzës nuk bëjnë të ditur se ç'lloj "aktiviteti" i siguron milionat e dollarëve (as mekanizmin e "lojës" së jashtëligjshme) të bashkëpronarit të dy kullave përballë Kryeministrisë. Do të jetë hetimi ai që do të zbardhë të vërtetën e aferës milionadollarëshe. Në rast se institucioni hetimor provon me fakte dhe prova të pakundërshtueshme akuzën e ngritur ndaj bashkëpronarit të dy kullave, atëherë këto të fundit do të kalojnë nën "pronësinë" e shtetit shqiptar.
Bosi dhe Al Qaeda
Kush është Jasim Kadi? Momentalisht vetëm pak të dhëna jepen për financuesin e dy kullave. Burime nga Proku-roria pohojnë se Kadi është nga qyteti Xhada i Arabisë Saudite. Ndërkohë specialistët e akuzës vazhdojnë të "kopsitin" mirë CV-në e tij. Përveç akuzës për "pastrim parash të pista", Kadi citohet të jetë (nga përfaqësuesit e prokurorisë) dhe një ndër të dyshuarit e lidhjes me Al Qaedan e Bin Laden. Sa e vërtetë është kjo? Enigma e kësaj pyetje momentalisht mbetet në dosjen e Policisë, Prokurorisë Shqiptare, pse jo, dhe të shërbimeve të huaja sekrete.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
54.9%
-
Jo
36.6%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1336
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Aksident i rëndë pranë fshatit Pajovë, humb jetën fëmija 10 vjeçar nga përplasja e dy automjeteve
31 Tetor, 15:08
-
‘Kishin marrë një çantë me shegë për t’ia çuar fëmijëve’, gazetari për atentatin në Shkodër: Vriten njerëz të pafajshëm
31 Tetor, 15:08
-
Bllokuan rrethrrotullimin e Bradeshit, Gjykata liron nga burgu 3 protestuesit e PD-së, do hetohen në liri
31 Tetor, 15:05
-
Edison Ypi: Mish Gjyshit
31 Tetor, 15:03
-
Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Gazetari Dervishi në Report Tv: Bajrat dhe Lici konflikte legjendare, kanë dalë edhe në Sky ECC! Pse nuk i monitoron policia?!
31 Tetor, 15:02
-
Alba Malltezi: Para BE-së po tregojmë se jemi armiq të përbetuar të vetvetes
31 Tetor, 14:52
-
Vendi i 7-të për 'Topin e Artë', Lautaro Martinez: Prisja më shumë, ky çmim nuk është i drejtë
31 Tetor, 14:52
-
Spanjë/ 105 të vdekur nga përmbytjet, Valencia zona më e goditur! 120 mijë persona zhvendosen nga shtëpitë e dëmtuara
31 Tetor, 14:40
-
Raporti për Shqipërinë, Ambasadori Gonzato: Duhet udhëheqje e fortë politike! Korrupsioni shqetësim serioz! Asnjë progres në lirinë e shprehjes (FJALA E PLOTE)
31 Tetor, 14:39
-
Përmbytjet në Spanjë, shtyhen dy ndeshjet e La Ligas! Mes tyre Valencia - Real Madrid
31 Tetor, 14:30
-
Donald Trump del në fushatë me një kamion mbeturinash
31 Tetor, 14:29
-
Aksident në Bulqizë, makina përplas motorin! Plagoset rëndë një person
31 Tetor, 14:11