(12/3/2002)NEW JORK
Një ditë për të mos harruar. E gjitha Amerika ka ndalur dje frymën për dy minuta në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit. Janë mbushur gjashtë muaj nga goditja e kullave binjake, që u mori jetën rreth 3 mijë njerëzve. Dy minuta heshtje në metropolin gjigant me një diferencë prej 15 minutash. I korrespondojnë dy momenteve të sulmit mbi World Trade Centre, 6 muaj më parë. "Po kujtojmë ditën kur Amerika ndryshoi përgjithmonë", tha Blooming, kryetari i Bashkisë së metropolit. Porse Nju-Jorku nuk është shuar. Një shenjë ringjalljeje në mbrëmje, ku do të ndriçojnë, edhe pse në mënyrë virtuale, dy kullat binjake. 88 drita të stërmëdha do të risjellin për disa ditë kullat në Ground Zero. Ndërsa Bush tha se lufta kundër terrorizmit ka hyrë tashmë në fazën e dytë.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
Po
55%
Jo
36.6%
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1335
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?