A do të na shpëtojnë zgjedhjet nga tallagjaret e Tiranës?

A do të na shpëtojnë zgjedhjet nga tallagjaret e Tiranës?
Ju them se asnjëherë nuk e kam mësuar se çfarë do të thotë fjala “tallagjare” dhe nuk di nëse një kuptim e ka vërtetë, por një mikesha ime ma përdor sa herë bie fjala për disa gra të impenjuara në politikën shqiptare, pas zhgënimit për punën e tyre. E këtë që do t’jua tregoj, uroj e shpresoj ta kem hasur vetëm unë e askush tjetër. Uroj e shpresoj të jetë një perceptim i gabuar individual, sa një e përgjithshme e përhapur, sidomos për një argument kaq delikat të përfshirjes së gruas në politikëbërje.

Gruaja në politikë është ekzistenca e një flladi pozitiv për të cilin bota e qytetëruar ka luftuar e lufton të jetë gjithnjë i pranishëm në politikëbërjet. Kudo. Hapa të rëndësishëm janë bërë edhe në Shqipëri. Në Tiranë.

Por që edhe rrugëtimi ynë të jetë i pastër e i shëndetshëm, besoj se ja vlen të them dy fjalë për tallagjaret, të cilat, ndoshta e kuptoni dhe ju cilat janë.

Janë të ëmbla pa pushtet e të tmerrshme sapo e marrin atë. Servile e të përulura me shefat e drejtuesit, e të pamëshirshme me kë mendojnë se ua ka nevojën apo varet nga ndonjë shërbim, informacion që ato kanë. I takon seicilit lexues nëse në këto fjalë që unë shkruaj, të mund të identifikojnë nëse në të përditshmen të tilla kanë takuar. Pavarësisht ngjyrave politike, tallagjaret e Tiranës, kanë të përbashkëta që nuk të lejojnë të gabosh.

Meqë u bëra më shumë se 20 vite punë në redaksi lajmesh kam parë prej tyre të tilla që sa ishin pa pushtet, apo në opozitë, vinin e qanin duke u lutur të tregonin vuajtjet e sakrificat e tyre, ndërsa, sapo në pushtet, ngritën kështjella që askush të mos i afrohej. Sidomos kush i kishte ndihmuar për të thënë të vërteta të mëdha. Vunë zëdhënës, i cili vuri zëdhënës, i cili vuri një tjetër zëdhënës, për të mos dhënë asnjë informacion.

Pastaj agresive, nëse të vërteta shkruheshin për to. Për shembull, njëra, që u ngjan të tjera tallagjareve, pas një lajmi ku kritikohej bëhet e gjallë: “O Albaa… e di ti sa libra kam lexu unë? Unë jam familje gjithë kulturë o goc. Por po “më ratë” dhe ju që jeni afër nesh e kupto si më sulmojnë këto që t’ja q… robtë”. Karriera e zonjës në fjalë është gjithnjë në shkëlqim, pavarësisht se çfarë shtypi i vërtet, jo ai i përbaltjeve, ka shkruar për të.

I them mikeshës sime, pinjolle e dy prej familjeve më të mëdha shqiptare: “Si shpjegohet që kjo grua sot në pushtet të jetë kaq ziliqare, e pavërtetë dhe e keqe?”. Më përgjigjet natyrshëm si gjithmonë, ndërsa vizaton: tallagjare!

Unë nuk e di se sa tallagjare keni takuar edhe ju, uroj asnjë, por nëse edhe një e vetme të jetë dukur në horizont, urojmë që me këto zgjedhje, në një farë mënyrë, të reduktohen në maksimum. Uroj që të vijë koha e zonjave të vërteta, dinjitoze, punëtore, pa fjalë (sigurisht që si këto ka që punojnë në modesti e të heshtura) e sidomos pa intriga e servilizma, që duket se është buka kryesore e kësaj kategorie, aspak e këndëshme. Kjo do të ishte politika e bukur e grave. 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit