A ka kohezion aleanca e opozitës?

A ka kohezion aleanca e opozitës?

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe Kreu i PD Lulzim Basha

Në pamje të parë kemi dy blloqe që janë kundërvënë ashpër për zgjedhjet e 25 prillit, nga njëra anë PS dhe përballë saj një grup partish opozitare me në krye PD që kanë bërë besa besë për rrëzimin e Ramës. Por ndërsa fushata ka hyrë në fazat finale të saj, ajo çfarë  përbën grupim të opozitës nuk rezulton dhe aq unitare. Në analiza të hershme ish vënë në dyshim prej kohësh se a do të kish kohezion në një bashkim laraman e shpesh herë të panatyrshëm të disa prej partive rreth boshtit të PD. Deri në atë kohë gjithsesi kjo kish t bënte në marrëdhëniet midis partive të veçanta kundrejt njëra tjetrës, siç është rasti i PBDNJ dhe PDIU, porse jo paqntyrshëmeri kundrejt PD si forca më e madhe e opozitës. Pasi në historikun 30 vjeçar të pluralizmit  shqiptar, secila parti e vjetër e ka një eksperiencë të bashkëqeverisjes si me PS ashtu dhe me PD.

Tashmë, në kushtet e reja të zhvillimit të fushatës, përveç rivaliteteve të vjetra midis aleatëve po ravijëzohet një paqkënaqësi ndaj vetë PD për formën se si po i trajton. Pakënaqësitë ndaj listave dhe përfaqësimit mund të quhen çështje e tejkaluar por që kanë lenë shenjë. Ndërsa hapësira e ngushtë dhe shpesh herë bllokuese nga vetë PD në shfaqjet mediatike të aktiviteteve partiake të gjithsecilit veçan, po asfikson  peshën dhe vlerën e tyre si parti kontribuese në koalicion. Përfshirja në të njëjtën listë me PD, në bazë të ligjit të ri zgjedhor ku kanë vlerë jo partitë por subjektet zgjedhore, qofshin listë e përbashkët apo e dalë më vete, bën që dhe koha televizive apo dhe pesha e vëmendjes mediatike ti lerë jashtë vëmendjes. PD e ka marrë si të sajën këtë listë aleatësh dhe gjithshka në ndarjen mediatike do të shkojë në funksion të liderit të saj dhe drejtuesve politikë të saj nëpër rrethe. Me ndonjë përjashtim të vogël, në ekranet televizivë, përveç takimeve të PD, shfaqen vetëm aktivitetet zgjedhore të Fatmir Mediu si kryetar i PR. Për aleatët e tjerë hapësira mediatike që kontrollohet nga shtabi elektoral I PD, është bosh ose e papërfillshme. Kjo situatë normalisht do të shkaktojë pakënaqësi dhe më e pakta një  angazhim gjithnjë e më minimal të partive aleate në fushatë për të mobilizuar ato vota që kanë në dispozicion. Në këtë aspekt kanë dalë më të fituara ato parti që kanë dalë me listën e tyre sesa ato që janë përfshirë në listë.

Një tjetër element I cili I mban të tensionuar aleatët e listës së PD është se ndonëse mund të jenë vendosur në pozicione brenda marzhit të pritshmërisë së mandateve në lista për deputetë, mund të ketë ndonjë surprizë në ditën e zgjedhjeve. Çka ka të bëjë me normën e re ku një kandidat që fiton mbi 10 mijë vota, në rastin e Tiranës por në numër më të pakat në rajone të tjera, të zëvendësojë në listë ndonjë nga emrat e partive aleate që deri në atë kohë është quajtur në zonë të sigurt për të dalë si deputet. Dhe këto nuk janë mundësi që nuk ndodhin në real politikën shqiptare.

Pakënaqësitë dhe mungesa e kohezionit në koalicion ka filluar të shfaqet dukshëm. Kjo si në mospjesëmarrje mediatike dhe marrje në mbrojtje të vendimeve të PD apo të Lulzim Bashës nga eksponentët e aleatëve ashtu dhe nga deklarata që duket se çojnë mesazh së largu. Kështu Idrizi i PDIU, I lodhur siç duket sa herë që I përmendin dhe Dulen në koalicion, lëshoi një kërcënim në ajër kundrejt PD, duke deklaruar se nëse PD nuk i përmbahet apo cëdon në kushtet e PDIU, atëherë do të dalë nga koalicioni. Të bësh një deklaratë të kësaj natyre në kushte fushate thjesht për çështje principesh, duket pas paradoksale kur dihet se qëllimi i çdokujt në këto ditë pranë zgjedhjeve do të ish së pari fitimi I tyre dhe unisoni në qëndrime. Nervozizmi i Idrizit  dëshmon më tepër një paqkënaqësi dhe se në ajër ka një tension midis aleatëve, tension I cili shkon deri lart te PD si kryesuese e grupimit. A ish kjo një parapritë se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, aq më tepër në rast humbjeje të opozitës, që PDIU I jep të drejtë vetes që me deputetët e saj të dalë nga lista e përbashkët, të ndjekë një rrugë të ndryshme me atë të Opozitës ë Bashkuar? Çdo gjë mund të ngjasë. Madje këtë mund ta bëjë dhe ndonjë tjetër që as nuk deklarohet fare por që merr kthesën në çastin e duhur.

Kur ky tension është i ndjeshëm brenda aleatëve të së njëjtës listë, për LSI që gjithsesi garon e vetme në suazën e opozitës, pakënaqësia ndaj PD ka kohë që është shfaqur. Kryemadhi si kryetare e LSI, nuk e fshehu pakënaqësinë që Basha nuk e kish ftuar në mitingun e hapjes së fushatës. Veçimi I LSI ish imazhi I qartë se nuk ka uniformitet dhe aspak kohezion midis tyre dhe se opozita e bashkuar është thjesht një term mediatik e aspak realitet. Dhe ndërsa midis vetë liderëve nuk ka harmoni dhe unison në qëndrimet opozitare, është e kuptueshme se në terren gjërat shkojnë më keq. Në terren synohet vota dhe PD po shfrytëzon gravitetin si partia  më e madhe për të thithur drejt vetes çdo votë aleati dhe duke e bërë të vetën, duke i dhënë ngjyrën blu. Të paktën në këtë garë Basha është i suksesshëm. Ai ka fituar përballë aleatëve të tij duke i zhveshur nga vota, përfshirë edhe LSI.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja