Abuzimet dhe ngacmimet seksuale, në 6 vitet e fundit çdo muaj mbi 10 denoncime të tilla! Në 9 muajt e parë të 2021 u raportuan 21 përdhunime, prej tyre 8 të mitur

Abuzimet dhe ngacmimet seksuale, në 6 vitet e fundit çdo muaj mbi 10 denoncime të tilla! Në 9 muajt e parë të 2021 u raportuan 21 përdhunime, prej tyre 8 të mitur

'Një i mitur është ngacmuar seksualisht', 'një grua është abuzuar' ... janë këto njoftimet që vijën thuajse çdo ditë nga policia, duke treguar përmasat e frikshme që ka marrë ky krim në shoqëri. Report Tv ka kërkuar për rastet e denoncimit të dhunës seksuale gjatë 2021, ku në 9 muajt e parë janë denoncuar 102 raste të tilla. Ngjarjet e fundit kanë qenë vërtetë traumatike dhe tronditëse për opinionin publik, por në gjuhën e shifrave rastet e abuzimit seksual të denoncuara deri tani në 2021 janë thuajse të përafërta me ato të 6 viteve të fundit.

Nga një krahasim i denoncimeve të regjistruara në 6 vitet e fundit në vendin tonë çdo muaj regjistrohen mbi 10 denoncime të abuzimit dhe ngacmimit seksual. Në vitin 2020 janë regjistruar 146 raste denoncimi të abuzimit dhe ngacmimi seksual, ndërsa në 2019 janë regjistruar 155 të tilla. Në 2018 janë regjistruar 110 denoncime, në 2017 janë 113 denoncime, në 2016 janë 120 denoncime dhe në 2015 u regjistruan 149 denoncime të tilla.   

Në denoncimet e 9 muajve të parë të 2021, vendin më të madh të denoncimeve e zënë ato të ngacmimeve seksuale me 35 të tilla, që pasohen nga ato për kryerje me dhunë të marrëdhënieve seksuale me 21 denoncime, mes të cilëve 13 janë raste me të rritur dhe 8 me të mitur. Gjithashtu mes denoncimeve 18 janë kryeje e veprimeve të turpshme.

Fatkeqësisht këtyre shifrave në fakt do u shtohen edhe disa nga rastet e fundit që tronditen vendin, ku vetëm sot u denoncuan 2 raste, konkretisht në Vlorë dyshohet se xhaxhai ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij 11-vjeçare, ndërsa në Sarandë një 13-vjeçare shfrytëzohej për prostitucion ku një kryepolic u arrestua në flagrancë duke kryer marrëdhënie me të miturën.

Pak ditë më parë në Gjirokastër prindërit e një 16-vjeçarje denoncuan të afërmin e tyre se ka abuzuar seksualisht për 4 vite me të miturën.  Ndërsa në Pogradec, drejtori i një shkolle 9-vjeçare dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të tij. Këto e shumë të tjera janë denoncuar kohët e fundit dhe të gjitha vetëm brenda muajit nëntor. 

Për të parandaluar këtë fenomen në Kuvend ndodhet drafti për krijimin e një regjistri kombëtar të dhunuesve, ndërsa sot u marshua në Tiranë kundër dhunës ndaj të miturve, ku shoqëria civile ngriti zërin për të mbrojtur fëmijët.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja