Në kohën e pandemisë së koronavirusit shumë futbollistë janë solidarizuar dhe kanë dhuruar para për ta mposhtur virusin. Por ka nga ata që nuk duan t’ia dinë fare për këtë gjë ashtu siç është afrikani Emmanuel Adebayor ish-sulmuesi i Arsenalit që tashmë luan në Paraguaj. Bomberi nga Togo që është padyshim një personazh jo i zakonshëm pasi në të kaluarën ka deklaruar se ka pasur ndërmend edhe të vrasë veten është kritikuar në atdheun e tij pasi ka zgjedhur të mbyllë portofolin dhe të mos dhurojë asgjë për situatën e krijuar nga koronavirusi:
"Për ata që më kritikojnë se pse nuk bëj donacione. Po është e vërtetë që nuk bëj donacione dhe kjo është diçka shumë e thjeshtë. Unë bëj çfarë të dua , ha çfarë dua dhe kjo për mua është diçka shumë e rëndësishme. Do të ketë shumë nga ata që do të më kritikojnë që nuk kam hapur një fondacion në Lome dhe kjo duket sikur COVID-19 e kam sjellë unë në qytetin tim të origjinës por nuk është aspak kështu. Kjo është një situatë shumë e pafat por është kështu në të gjithë Togon” sqaron sulmuesi shtatlartë. Eto’o dhe Drogba dhurojnë para si donacione për shoqata por Adebayor thotë se ai nuk është si ata dhe bën gjithmonë atë që ai do.
Përgatiti Andi Kapxhiu