Afera 'Partizani'/ Berisha vijon të shkelë 'arrestin shtëpiak' pa i hyrë gjemb në këmbë! Në shtëpi pret të pandehur, të dënuar nga Gjykata e Lartë e Nju Jorkut

Afera 'Partizani'/ Berisha vijon të shkelë 'arrestin shtëpiak' pa i hyrë gjemb në këmbë! Në shtëpi pret të pandehur, të dënuar nga Gjykata e Lartë e Nju Jorkut

Nazo Veliu e Agim Rexhaj në shtëpinë e Sali Berishës, gusht 2024

Tirane- Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të thyejë pa i hyrë gjemb në këmbë masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ duke pritur në banesë jo vetëm miq e bashkëpunëtorë, por dhe personazhe me dritë hije, apo me probleme penale njësoj si ai.

Këtë herë në banesën e tij ka qenë Nazo Veliu e cila dikur mbante postin e sekretares së Përgjithshme te Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA, në Amerikë, por që momentalisht është në proces penal në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut dhe është përjashtuar unanimisht nga kjo organizatë.

Dy ditë më parë Ish-ambasadori i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha postoi në facebook foto ku Sali Berishës ndodhet në mes Nazo Veliut dhe Agim Rexhaj. Takimi duket që është mbajtur në banesën e tij ku ndodhet i burgosur prej 30 dhjetorit 2023, në rrugën "Mustafa Matohiti" në Tiranë.

Takimet janë postuar për të përcjellë mesazhin se Berisha vijon të ketë mbështetjen e shqiptarëve në SHBA nga Federata Panshqiptare Vatra, që është organizata më e madhe e komunitetit shqiptar në SHBA. Por e gjitha është demaskuar.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” me bazë në Nju Jork, përmes një reagimi po në facebook ka sqaruar se Nazo Veliu jo vetëm që nuk është më Sekretare e Federatës, por prej një viti ajo është përjashtuar unanimisht nga Vatra, dhe aktualisht ndodhet në proces penal në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut.

“Sqarojmë opinionin publik dhe mediat e interesuara, se znj. Nazo Veliu jo vetëm që nuk është më Sekretare e Federatës ‘Vatra’, por prej një viti ajo është përjashtuar unanimisht nga Vatra, për shkelje të vazhdueshme të kanunores dhe ligjeve të SHBA-ve dhe aktualisht ndodhet në proces penal në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, përmes të cilës znj. Nazo Veliu së bashku me disa individë të tjerë jo anëtarë të ‘Vatrës’ ju është ndaluar pjesëmarrja e përfaqësimi, për të cilat gjykata ka marrë vendim që të jenë të përjashtuar nga të gjitha aktivitetet, funksionet dhe në të njëjtën kohë të qëndrojnë larg selisë të ‘Vatrës’ në Bronx, Nëë York”, thuhet në reagimin e Vatrës.

Madje Faderata "Vatra" sqaron opinionin publik se Mal Berisha për të disatën herë gënjen dhe si anëtar i “Nderit të Vatrës” atij nuk i lejohet të keqinformojë, ndërkohë që është i informuar për masat e marra nga Kryesia dhe Këshilli i "Vatrës" në mbledhjen e datës 17 Mars 2024 në Boston.

Pak ditë më parë Berisha priti në apartamentin e tij ish-deputetin e Kosovës Gani Geci, një personazh me dritëhije në Prishtinë, i dënuar për vrasje.  Më 4 qershor 2021, Gani Geci ishte shpallur fajtor nga Gjykata themelore e Mitrovicës për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gushtin e vitit 2014. Geci ishte dënuar me 3 vite e gjysmë burg dhe është liruar nga qelia më 31 maj 2024. 

Në të dyja rastet Berisha nuk i poston këto foto në profilin e tij në facebook por fotot postohen në profilet e personazheve të cilat kanë vizituar Berishën në banesë. 

Për ish-kryeministrin, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar ky takim është në kuadër të shkeljeve të vazhdueshme të vendimit të GJKKO-së  e cila ka vendosur 'arrest shtëpie' për Sali Berishën në hetim për 'korrupsion' për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv "Partizani". Ndonëse vendimi është ankimuar nga Berisha në Apelin e GJKKO-së dhe në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar një masë më të butë sigurie, asnjëra nga këto gjykata nuk ka refuzuar të zbusë masën e sigurisë.

Sipas Kodit të Procedurës Penale masa e sigurisë  'arrest shtëpie' nënkupton që Berisha nuk duhet të takojë dhe as nuk duhet të lejohet të hyjë në banesë asnjë përveç familjarëve, por takimet janë prova konkrete se Berisha e thyen pa i hyrë gjemb në këmbë.

Disa nga rastet kur Berisha shkeli 'arrestin e shtepise'
-Shkelja e parë e masës së sigurisë ishte kur Berisha priti në shtëpinë e tij gazetarët e RAI 3, të cilët e bënë pjesë të dokumentarëve investigativë që publikuan për qeverinë Rama.
-Vizita e ish-eurodeputetit gjerman të CDU-së, Elmar Brook pasoi më 14 maj, me këtë të fundit që nga dritarja e shtëpisë së kryeministrit mbajti edhe një fjalim për protestuesit në “Rrugicën e Shpresës”.
- Në fillim të muajit korrik, Berisha priti në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu dhe bashkëshorten e tij, me imazhet që u shpërndanë nga stafi i këtij të fundit.
- Më 13 gusht 2024 Berisha priti ish-deputetin e Kosovës Gani Geci, një personazh me dritëhije në Prishtinë, i dënuar për vrasje. 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vaj medet: 17/08/2024 16:00

    mostra malokerie qe jetojne me new york

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

​Vuçiç për hapjen e Urës së Ibrit: Nuk ka vullnet për dialog, pres provokime dhe probleme shtesë

​Vuçiç për hapjen e Urës së Ibrit: Nuk ka vullnet për dialog, pres provokime dhe probleme shtesë