Afera ‘Partizani’/ Shikoni çfarë thotë kabllogrami sekret amerikan për Jamarbërin në Jalë

Afera ‘Partizani’/ Shikoni çfarë thotë kabllogrami sekret amerikan për Jamarbërin në Jalë

Jamarbër Malltezi

Përpara agimit një mëngjes prilli në 2007 dhjetëra policë vërshuan brenda shtëpive të një dyzine familjesh që jetonin në Jalë në bregdetin e Jonit.

Policia i ngriti banorët nga gjumi dhe i nxori nga shtëpitë. Skuadrat e shembjes rrafshuan shtëpi të tëra dhe shkatërruan të tjera që qeveria tha se ishin ndërtuar pa leje.

Por shumë prej familjeve që u dëbuan nga toka dhe shtëpitë jetonin aty prej 50 vjetësh.

Prishja u urdhërua nga një njësi e “kordinimit të projektit të Bankës Botërore në Shqipëri” drejtor i së cilës ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryeministrit të kohës, Sali Berisha.

Ai njihet si projekti i Bankës Botërore për menaxhimin e bregdetit jugor të Shqipërisë.

Malltezi përdori emrin e Bankës Botërore për të justifikuar prishjet – raporton DITA.

Madje ai ka firmosur një letër drejtuar policisë ndërtimore, e cila nga ana e vet njoftoi banorët që kishin 5 ditë kohë për t’u ankuar në gjykatë. Përpara se Gjykata të hapte fletën e parë, buldozerët mbërritën dhe shembën gjithçka.

Objektet që duheshin prishur ishin dërguar nga vetë Malltezi me foto të bëra gjatë inspektimeve ajrore. Ironike ishte që inspektimet ishin paguar nga Banka Botërore.

Në fakt, projekti i BB-së u përdor për interesa të ngushta siç doli pas publikimit të një raporti investigimi të autorizuar nga vetë Banka Botërore posaçërisht për këtë çështje.

Raporti i BB-së për këtë rast thoshte për Malltezin dhe ata që fshiheshin pas veprimeve të tij:

“Gjatë intervistave të bëra, Paneli ka ndeshur në lidhje korruptive. Ata po e përdorin projektin dhe burimet e tij për të pastruar zonen perreth Jales për një resort turistik. Natyra selektive e përdorur për të prishur ndertimet nga policia e ndertimit duket se mbështet idenë per te pastruar nje zone te caktuar”.

Edhe një kabllogram i Ambasadës Amerikane, zbuluar nga Wikileaks, botuar nga DITA e analizon atë që ka ndodhur dhe që në thelb i bën të pamoralshme denoncimet e opozitës për abuzimet e sotme në bregdet.

Më poshtë pjesë prej tij:

Titulli: Familja Berisha e lidhur me ndërtimet e Bankës Botërore

Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 10.02.2009

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori

“Vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, një tjetër skandal korrupsioni (përveç atij të Gërdecit, rrugës Durrës-Kukës dhe marrëveshjeve me biznesmenin hije nga Bosnja, Damir Fazlliç), dobëson edhe më shumë imazhin e Berishës si njeri kundër korrupsionit dhe shton perceptimin publik se kryeministri, familja e tij dhe rrethi i ngushtë po përdorin pushtetin për tu pasuruar.

Në fund të janarit 2009 parlamenti shqiptar dhe shtypi nisën të akuzonin qeverinë shqiptare dhe veçanërisht dhëndrin e kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për keqpërdorimin e fondeve të projektit të Bankës Botërore për qëllime personale.

BB ndaloi projektin dhe hetoi skandalin në qendër të të cilit ndodhet prishja me dhunë e disa ndërtesave në Jalë në vitin 2007 në kundërshtim me politikat e Bankës Botërore.

Paneli i Inspektimit i Bankës Botërore e konsideron çështjen si “një nga hetimet më të vështira që është ndërmarrë këto 14 vitet e fundit”.

Skandali është rreth projektit të BB-së “Për menaxhimin e strukturuar të bregdetit të jugut”, i drejtuar nga dhëndrri i Berishës, Malltezi…

Banka Botërore pranoi të financonte projektin pasi mori garanci nga qeveria Berisha se asnjë ndërtesë nuk do të prishej. Por në 26 mars 2007, Malltezi dërgoi një letër tek autoritetet lokale, përfshirë edhe kreun e Policisë Ndërtimore, për tu ankuar mbi “ndërtimet pa leje në bregdetin e jugut”, veçanërisht në Jalë.

Maltezi kërkoi që të merreshin masa sa më shpejt. Më pak se një javë më pas, më 3 prill, policia njoftoi banorët që shtëpitë e tyre do të prisheshin. Atyre iu dha pesë ditë afat për të apeluar vendimin në gjykatat lokale, gjë të cilën ata e bënë, Por përpara se gjykatat të shqyrtonin apelin, buldozerët nisën shkatërrimin e shtëpive, proces i cili përfundoi më 17 prill.

Shpejtësia e implementimit të vendimit për prishjen ishte e paprecedent. Nga ana e tij, Berisha ka akuzuar panelin e hetuesve të BB-së se po hedh baltë dhe po shpif kundër qeverisë shqiptare…

Ne do të vëzhgojmë se sa do të kërkojë të fitojë politikisht opozita nga ky skandal. Zyrtarët e korruptuar dhe shpërdorimi i detyrës janë një çështje e nxehtë për votuesit, por nga ana tjetër është një thikë me dy presa për opozitën për shkak të së kaluarës dhe të tashmes së tyre me marrëveshje të tilla…” DITA

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spiro Methoxha: 13/01/2024 20:39

    Familja berisha e ishkryeministrit të shqipëtarëve ka bërë krime të pa harruar drejtësia të bëj detyrën dhe të familjeve në Jalë tu kthehet prona dhe tu dëmshpërblehen prishja e banesave që dhëndërri i kryekriminelit salimillosheviçoberisha ju prishi

    Përgjigju
  • Kasua: 11/01/2024 13:42

    Ua ka lon baba me tapi,,xhaxhi u vinte haku këtyre po ç'e do,,ka vdek

    Përgjigju
    • Spiro Dhimertika: 11/01/2024 21:41

      Çe do tani.. Iku xhaxhi.. Tani eshte xh sa-lehu.. Po xhaxhi bëri një gabim Zbritjen e malokëve në Tiranë

  • servet: 11/01/2024 09:24

    E cfar shemtire malok derr maloku.

    Përgjigju
  • Arnauti: 11/01/2024 07:02

    Ato ishin projektet per turizmin elitar ku do ndertoheshin fshatra turistike e hotele me 5yje, kuptohet me koncesion. Fatkeqesisht qeveria shqiptare kerkonte leke nen tavoline nderkohe qe aty kishte ndermjetes gjermane qe nuk guxonin te jepnin rryshfet pasi shteti i tyre po te zuri ka ligjet dhe ndeshkimet e veta. Si perfundim betonizimi i paskrupullt i bregdetit vazhdon edhe sot dhe do vazhdoje nen cilendo qeveri.

    Përgjigju
    • ARJAN BEJKO: 12/01/2024 16:03

      Po mire e ke si ide o Arnaut por pse nuk ve emer te sakte tendin apo ke frike se mos ta mbyllin gojen per ato qe thua ? Je trim apo brim o njeri I mire ?

  • Iris: 11/01/2024 03:10

    Keshtu ndodh e keshtu e peson kur shembjet nuk i justifikon para botes si /investim strategjik/!

    Përgjigju
  • Hajdutëria me kollare!: 10/01/2024 19:05

    Po shikojeni edhe prishjen e tmerreshme qe i bënë Frigoriferit të Madh të Tiranës, që përveç Frigoriferit, në vetvete kishte edhe paisje dhe makineri për përpunimin dhe paketimin e produkteve bujqësore si manaferrra, luleshtrydhe, speca e shumë e shumë të tjera. Aty në fakt ishin dy ndërtesa, një fabrikë përpunimi me linja të plota, që gjithashtu ushqehej me avull nga një kaldajë moderne për proçeset teknollogjike dhe një Frigorifer i Madh Industrial me kapacitet shumë tonësh të ngrirjes së thellë. Të dyja ngjitur me njëra tjetrën dhe ultra moderne. Një Frigorifer i ri e me makineri e paisje tejet moderne e të fjalës së fundit, (me kompresorë suedezë rotativë me elikë, vidë pa fund) që as gjermanët që e montuan nuk e kishin e një fabrikë përpunimi e paketimi frutash e perimesh të fjalës së fundit. Miliarda euro te shkuara dëm, vetëm për të përmbushur planet djallëzore të mafies berisha në atë kohë në pushtet. Ata ndërtuan rraqe pallatesh të shpifura atje ku shtrihesh Frigoriferi, vetëm e vetëm që të pasuroheshin. Ato janë një lukuni ujqish dhe hienash tejet të rrezikshme dhe super hajdutë. DUHET QË TI NDALET DORA PËRGJITHMONË KËTYRE KRIMINELËVE! PËRGJITHMONË!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!