Afera 'Partizani’/ Sot seanca paraprake në GJKKO për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Vendoset nëse dosja kalon për gjykim
Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi
Tirane- Do të mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani”.
Vendimi për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’ me të akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin dhe 3 të tjerë, do të shqyrtohet sot në GJKKO nga gjyqtarja Flojera Davidhi.
Seancën e 24 tetorit gjyqtarja Flojera Davidhi, pranoi kërkesën e mbrojtjes për ta shtyrë shqyrtimin me qëllim që ti jepej kohë palës mbrojtëse për tu njohur me aktet. Bëhet fjalë për 333 fashikuj, me shifrën rekord prej 160 mijë faqe zbuloi avokati atë ditë.
Ende nuk dihet nëse do të jetë I pranishëm vetë Sali Berisha, i cili prej 11 muajsh ndodhet në 'arrest shtëpie' dhe dhëndri I tij apo do të prezantohen nga avokatët mbrojtës.
Pas katër vitesh hetime për aferën Partizani, SPAK dërgoi dosjen me 5 të pandehur në GJKKO, ku kërkon nisjen e gjykimit.
Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi.
Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.
Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për korrupsion aktiv, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” për pastrim parash, ndërsa Andia Pustina, financierja që kreu të gjitha operacionet financiare e ligjore të “Homeplan”, po ashtu në akuzë për pastrim parash.Paralelisht me dërgimin për gjykim të dosjes “Partizani”, Prokuroria e posaçme vijon hetimin e thelluar pasuror të familjes Berisha.
Te pandehurit e Dosjes 'Partizani'
Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal
Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe 'pastrim parash'
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' akuzohet për 'Pastrim Parash'
Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k - Akuzohet për 'Pastrim Parash'
Ne rreth gjyqtarja Flojera Davidhi, foto arkive, gjatë një takimi me Yuri Kim, ish ambasadoren e SHBA-se në Shqipëri
S.G/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
35.1%
-
Jo
55.6%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 239
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Berisha: Rama mizogen, e tregon edhe në kabinet me gratë
24 Nëntor, 11:00
-
Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?
23 Nëntor, 23:55
-
Ylli Pata: E marta e kiametit...
23 Nëntor, 19:52
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
Ca turpi ! po andia cfare lidhje ka, ajo eshte zonj e nderuar dhe profesioniste vertet
PërgjigjuTrupit gjykues te GJKKO-se, mos harroni se keni fut ne burg gra nen akuzen per korrupsion dhe shperdorim detyre per 1 arke peshk dhe 1 celular, keshtu qe te gjithe te barabarte para ligjit. Jepni denimin e merituar per keta hajdute dhe vrases.
Përgjigju